Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama dhe Basha po shesin sipërfaqe ndërtimi në Portin e Durrësit

Berisha: Rama dhe Basha po shesin sipërfaqe ndërtimi në Portin e

Ish-kryeministri Sali Berisha vijoi me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha.

Nga Durrësi ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Ardian Muka, Berisha tha se kompania në emër të Ramës dhe Bashës ka nisur të shesë sipërfaqe ndërtimi në portin e Durrësit pasi e blenë atë nga investitori arab.

“Vjen një ditë gjen një arab multimiliarder na thonë se do e bëjë Portin si Dubai. Pronat e durrsakëve nuk mund të jenë pronë e kompanisë Rama-Basha. Emari na del se pasi krijoi kompaninë me menaxherin e kompanisë së Lul Bravës, thotë nuk jam më. Ia shita. Kujt ia shiti, kompanisë Rama-Basha. Cila është kjo kompani që i bleu Emarit aksionit.

Emri i saj është fshehur në skemat ofshorë të parave të pista. Është në emër të Edi Ramës dhe Lulzim Bravës. Mos bli asnjë metër katror nga mafia Rama Basha që kanë filluar të shesin sipërfaqe ndërtimi. Gjithçka do i nështrohet një procesi transparent. Porti është i qytetarëve të Durrësit”, tha Berisha.

 

Të fundit