Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama mohon gjenocidin serb në Kosovë, akt antishqiptar ndaj 10 mije shqiptarëve të vrarë

Berisha: Rama mohon gjenocidin serb në Kosovë, akt antishqiptar ndaj

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së deputetes së PS, Ermonela Felaj e cila tha mbrëmë në “Open” në News 24 se dy draftet e paraqitura nga kryetari i PD-së, Sali Berisha dhe tjetri i Enkelejd Alibeajt synojnë të bllokojnë nismën rajonale të kryeministrit Rama dhe Presidentit serb, Vuçiç “Open Balkan”.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se refuzimi i rezolutës për shkak të Ballkanit të Hapur është akt antikombëtar ndaj 10 mije shqiptarëve të vrarë në këtë masakër.

“Refuzimi i rezolutes tone per denimin e genocidit serb ne Kosove nga vasal i Vuçiçit Edi Rama per shkak te Ballkanit te Hapur eshte akti antikombetar me i rende pas dorezimit te Kosoves tek serbet nga Enver Hoxha.

Ky akt antishqiptar eshte perdhosje e shpirtrave te 10 mije shqiptareve qe u vrane dhe masakruan vetem ne plojen e fundit te Beogradit ne Kosove. Mohimi i genocidit eshte krim i shemtuar”, shkruan Berisha.



Të fundit