Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama në përgjime të vendeve të Beneluksit, Taulant Sharra i hoqi konfiskimet e pronave të Gentian Sharrës

Berisha: Rama në përgjime të vendeve të Beneluksit, Taulant

Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama është shfaqur në përgjimet e vendeve të Beneluksit, dhe për këtë arsye ka bllokuar ratifikimin e marrëveshjes së ekstradimit me shtete e Beneluksit.

“Përgjimet janë një realitet. Unë kam kërkuar, ju e keni parë në parlament, kam kërkuar ratifikimin e marrëveshjes për ekstradimin me vendet e Beneluksit. Atë e ka bllokuar Rama në ministrinë e Drejtësisë. E sigurtë është që telefonatat me atë lloj telefoni, që Rama dhe të tjerë i besonin se janë të papërgjueshme, ato po deshifrohen me pasion të madh, përgjegjësi të plotë nga grupe të përbashkëta të disa vendeve evropiane.

A është Rama aty? 100%, prandaj dhe Rama po pengon marrëveshjen e ekstradimit. Tani për cilat përgjime e ka Ilir Meta, e ka fjalën për këto apo të bandës së Elbasanit, ku Taulant Sharra, është personazh kryesor. Unë dua të informoj publikun se të gjitha masat e marra ndaj Gentian Sharrës, mikut me kokë të Taulant Sharrës, janë hequr. Çdo konfiskim është hequr. Është rikthyer shtëpia e çdo gjë tjetër.

Madje Gentian Sharra, vazhdon aktivitetin në prokurimet publike që e ka pasion. Burimet flasin se ka ndërhyrje direkte nga Taulant Sharra në këto afera. Të habitesh se Rama është i regjistruar duke folur me grupe kriminale, është shaka. Padiskutim që është regjistruar”, deklaroi Berisha.

Të fundit