Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama nuk mban përgjegjësi për bllokimin e integrimit, i ka bërë Kosovës dëme kolosale

Berisha: Rama nuk mban përgjegjësi për bllokimin e integrimit, i

Gjatë takimit me demokratët në qytetin e Fierit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Edi Rama nuk mban përgjegjësi për asgjë.

Sipas kryedemokratit Brisha, ai nuk mban përgjegjësi as për thjeshtrën e tij dhe as për bllokimin e rrugës së integrimit të Shqipërisë në BE.

"E dëgjuat vetë ju dje, pasi e mori peng këtë proces prej 10 vitesh, pasi tha se fillimisht e kishte fajin Saliu, tani thotë se e ka fajin Greqia. Po duke mos e pasur sigurinë nëse do votojë apo do e bllokojë Greqia në Bruksel, u kthye e tha se BE ka problemet e veta. E kanë fajin ata, ato vende janë me probleme. Çdo njeri ka faj, përveç atij.

Një njeri që nuk njeh asnjë lloj përgjegjësie, në një kohë kur është absolutisht ai shkaku kryesor, me lidhjet e tij me krimin, që ne jemi 10 vite vendnumëro. Edhe ky është një motiv për ne të mos e tolerojmë më shumë.
Në vitet e pushtetit, ne ecëm drejt BE. Nuk them se fluturuam, por ne ecëm pandalshëm. Po pse ecëm pandalshëm? Se ai proces kalon nga kriteret. Këto kritere janë të drejta për qytetarët dhe kufizime për qeveritarët.

Po këtë ai nuk mund të pranojë. Ndaj dhe ne duhet të ftojmë për vete, për fëmijët tanë, në betejën pa kthim.
Jemi në prag të themelimit të PD. Në vitin 1990, më datën 21 dhjetor kur shpallëm programin minimal të saj, deklaruam se ylli ynë polar është çështja kombëtare. Nëse një forcë politike, nuk i përmbahet interesit kombëtar, ajo nuk duhet të ekzistojë. Ajo është një fatkeqësi kombëtare. Interesi kombëtar është interesi i të gjitha interesave. Çfarë bën ky? Ky së pari me politikat që ndjek, largon masivisht qytetarët nga Shqipëria", tha Berisha.

Të fundit