Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama nuk shkoi dot në New York, iu anuluan takimet me liderë rajonalë

Berisha: Rama nuk shkoi dot në New York, iu anuluan takimet me liderë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me mungesën e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në New York.

Gjatë deklaratës para mbledhjes së grupit, Berisha u shpreh se Rama nuk arriti të udhëtonte drejt SHBA-së, pasi takimet që kishte parashikuar me drejtues rajonalë, përfshirë kryeministra dhe presidentë, u anuluan.

“Nuk shkoi dot në New York. Kishte fiksuar dreka dhe darka, që ta dinë shqiptarët, me udhëheqës rajonalë, me kryeministra dhe presidentë rajonalë. U anuluan. A janë narkolidhjet apo shkaqe të tjera unë nuk mund të them, por këto të gjitha u anuluan,” deklaroi Berisha.

Sipas tij, ky fakt ngre pikëpyetje mbi arsyet reale të anulimit të angazhimeve ndërkombëtare të kryeministrit.

Të fundit