Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama po bllokon negociatat vetëm se Beleri nuk lejon mafien e pushtetit të dominojë brigjet

Berisha: Rama po bllokon negociatat vetëm se Beleri nuk lejon mafien e

Kreu i PD, Sali Berisha ka rikthyer vëmendjen te çështja ‘Beleri’.

Në një takim me gazetarët në selinë blu, Berisha tha se kryeministri Edi Rama po bllokon negociatat vetëm pse Beleri nuk lejon që mafia e pushtetit të pushtojë brigjet, nisur nga paralajmërimet e Greqisë për këtë rast.

Berisha: Edi Rama nuk mund të pranojë komisionet hetimore parlamentare për sterilizimin, sepse ai është bosi i sterilizimit.

Kurrë një ministër nuk mund të nxirrte kryeministrin e vendit me një gërshërë të thyer dhe me një pincë me një krah për të mashtruar publikisht shqiptarët se ja si operoheshin ju, para se muratori im të merrte sterilizimin e veglave të kirurgjisë.

Në këtë rast, Beqaj është thjesht një Lefter Kokë, kurse koka e Meduzës e vjedhjes dhe e krimit është Edi Rama.

Edi Rama nuk pranon dot komisionin hetimor parlamentar për check-upin që e ka bashkëshortja e kushëririt, që regjistron në seri shpirtra të vdekur si në defteret e Çiçikovit për të vjedhur dhe mbushur xhepat me miliona euro.

Edi Rama nuk mund të pranojë hetimin e plaçkitjes së pronave të qytetarëve shqiptarë me të ashtuquajturat investitorë strategjikë sepse është vetë një nga makutërit, një nga plaçkitësit më të mëdhenj të këtyre pronave.

Po bllokon negociatat, siç i ka bllokuar për 10 vite me radhë, i bllokon edhe tani vetëm e vetëm pse Beleri është një lloj Bollanoje që nuk lejon që mafia e Edi Ramës dhe pushtetit të pushtojë brigjet dhe tokat e banorëve të bregut. Nuk lejon.

Këtu është gjithë problemi, ndaj dhe ai nuk pranon hetimin.

Qytetarë, do thoni ju fjalën tuaj. Sot revolta po vlon në shpirtin e çdo shqiptari.

Sot revolta po zien në shpirtin e çdo shqiptari.

Sot më shumë se kurrë, imagjinata e shqiptarëve punon për mosbindjen civile.

Parlamenti është bër shembulli më i gjallë, më frymëzues, më magjepsës i të gjithë atyre që janë të vendosur të angazhohen në një betejë pa kthim për përmbysjen e këtij regjimi banditesk.

Edhe njëherë, seanca e gjyqit shtyhet për ditën e hënë.

Të fundit