Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Ramaduro vendosi Shqipërinë në krye të listës së lajmeve të zeza

Berisha: Ramaduro vendosi Shqipërinë në krye të listës

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar pas lajmeve të fundit në Shqipëri,duke filluar nga perimet e frutat me pesticide të bllokuara nga Kroacia, deri te rënia dramatike e turizmit dhe aksidentet rrugore,

Në një postim në Facebook duke iu referuar pesticideve, Berisha shkruan se konsumatori shqiptar nuk është i mbrojtur, sepse siguria ushqimore është në duart e mafies.

POSTIMI:

Miq, pas shndërrimit të zgjedhjeve në farsë të shëmtuar zgjedhore dhe denoncimit ndërkombëtar të tyre, vera e Shqipërisë ishte vera tipike e narkoshtetit. Kartelët famëkeq shqiptarë të drogës, të lidhur direkt me Ramaduron, u provuan si më të fuqishmit dhe më të rrezikshmit në Europë. Vetëm dyshja Copja–Çela kishin trafikuar në një vit 28 ton kokainë me vlerë 6 miliardë euro!

Por, përveç këtyre dhe rënies dramatike prej 30% të turizmit dhe numrit rekord të aksidenteve rrugore, emri i Shqipërisë po lakohet në lajmet e zeza si vendi që eksporton ushqime të helmuara në Europë dhe në botë, dhe se importon ushqime të infektuara. Njëra pas tjetrës, vende të ndryshme bllokojnë frutat, zarzavatet dhe prodhime të tjera të Shqipërisë si prodhime jashtë çdo standardi dhe të helmuara nga pesticide kancerigjene.

Por nëse shtetet e tjera mbrojnë qytetarët e tyre nga prodhimet e helmuara shqiptare, qytetarët shqiptarë nuk i mbron absolutisht askush. Ramaduro, me një të rënë lapsi, shkriu AKU-në, sipas tij shkaku kryesor i këtyre problemeve. Por pas kësaj, shqiptarët nuk kanë asnjë person përveç Ramaduros, asnjë institucion që të merret me kujdesin për standardet ushqimore. Sot ata janë 100% në duart e mafies qeveritare të importit të ushqimeve dhe inputeve bujqësore; faktikisht janë qytetarët më të pambrojtur në botë.

Po ato fruta e perime që jashtë gjenden të helmuara, konsumohen në Shqipëri pa asnjë kontroll.

Këtu më poshtë keni artikullin e gazetarit Klodian Tomorri mbi gjendjen katastrofike të sigurisë ushqimore në Shqipëri. Ju sugjeroj ta lexoni sipas dëshirës!

Të fundit