Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha sfidon me fjalimin në FB, ‘pushton’ të gjitha ekranet e televizioneve

Berisha sfidon me fjalimin në FB, ‘pushton’ të gjitha

Kryedemokrati mori të gjithë vëmendjen dhe hapësirën mediatike me hyrjen “live” në rrjetet sociale, pasi drejtuesja e seancës plenare Ermonela Felaj nuk i dha fjalën.

Thuajse të gjitha televizionet i kanë dhënë hapësirë fjalimit të Berishës. Pas rinisjes së seancës, Felaj është detyruar t’i japë fjalën liderit të demokratëve.

Berisha sfidon me fjalimin në FB, ‘pushton’ të gjitha

Berisha paralajmëroi protesta të fuqishme, ndërsa kërkoi përjashtimin e Ramës nga Kuvendi.

“Protesta të fuqishme në bulevard. Evropa e bota do marrë vesh se hajdutët nuk mund të sjellin kurrë stabilitet se hajdutët nuk kanë moral.

Do mbrojmë të drejtat kushtetuese, kurrë s’do mund të shtypësh këtu popullin opozitar. Jeni shndërruar në strofull hajdtësh që nuk njihni ligj moral e asgjë. Jam live me gjithë botën mos qaj hallin ti. Merre këtu atë të vijë këtu ai përfaqëseusi i bandave po të dojë jam live me gjithë botën.

Të përjashtoni Edi Ramën nga Parlamenti për fjalët e tij të pista, për urrejtejn e tij për popullin opozitar, përjashton Palokën dhe Leskaj të cilët nuk i dëgjoi kush një fjalë prej tyre e nuk përjashtoni atë që turpëroi këtu cdo shqiptar”, tha Berisha.

 

Të fundit