Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Shkaku i shembjes së rrugës Librazhd–Prrenjas nuk është moti, por vjedhja dhe korrupsioni

Berisha: Shkaku i shembjes së rrugës Librazhd–Prrenjas nuk

Kryedemokrati Sali Berisha ka përsërtur akuzat ndaj qeverisë se shkaku i vërtetë i shembjes së rrugës Librazhd–Prrenjas nuk është moti.

Teksa i referohet denoncimit të gazetarit Osman Stafa, Berisha shkruan në rrjetet sociale se shkak i degradimit të rrugës është vjedhja dhe korrupsioni.

"Edhe njëherë, shkaku i vërtetë i shembjes së rrugës Librazhd–Prrenjas nuk është moti, por vjedhja dhe korrupsioni.
Ndiqeni këtë video, në të cilën gazetari i njohur Osman Stafa ia plas në fytyrë dhe e hedh në lumë propagandën mashtruese të Taulant Bego Jaris, Taos, i cili gënjeu duke deklaruar se shembja e urës ka ndodhur për shkak se ajo është ndërtuar para 30 vjetësh (me pak fjalë, në kohën e Saliut) dhe për shkaqe “natyrore” është degraduar drejt shembjes!
Mashtrues dhe hajdutë!", shkruan Berisha. 

Të fundit