Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha ‘shkarkoi’ Alibeajn, Bardhi: Do jetë kryetar i komanduar derisa të bëhen zgjedhjet

Berisha ‘shkarkoi’ Alibeajn, Bardhi: Do jetë kryetar i

Deputeti i PD-së Gazment Bardhi komentoi deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha pas mbledhjes së Grupit, i cili tha se Enkelejd Alibeaj pushohet si kryetar i Grupit Parlamentar pas padisë për vendimin e 25 marsit.

Sipas Bardhit, Alibeaj do të jetë si kryetar i përkohshëm, derisa të bëhen zgjedhjet.

“Alibeaj nuk është i komanduar, në janar 2022 është zgjedhur si nënkryetar i PD-së dhe kryetar i Grupit Parlamentar. Do të jetë si kryetar i përkohshëm, derisa të bëhen zgjedhjet dhe të caktohet kryetari”, tha Bardhi.

Ai ka sqaruar edhe arsyen e mungesës së Lulzim Bashës në mbledhje grupi.

 “Basha ka qenë në takim në disa prej degëve, nuk kam pasur asnjë njoftim, as nuk u jam bashkuar takimeve të tilla”, tha ai.

 

 

Të fundit