Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha shpalli datën e Kuvendit Kombëtar, Basha i kujton ‘Trekëndëshin e Bermudes’

Berisha shpalli datën e Kuvendit Kombëtar, Basha i kujton

Vjen reagimi i parë i kreut të PD, Lulzim Basha pasi ish kryeministri Sali Berisha shpalli datën e mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të PD, në 11 dhjetor.

Basha ka risjellë në Facebook një pjesë nga fjalimi i tij në Kuvend ditën e djeshme, teksa kujton mesazhin me ‘Trekëndëshin e Bermudes’, siç e quajti ai duke përfshirë kryeministrin Edi Rama, ish kryeministrin Berisha dhe presidentin Ilir Meta.

E ke hallin ti tek Partia Demokratike?! Ke hall ti sesa demokratë mbledh unë?! Të ka marrë malli ty? Të ka marrë malli?!

Thuaj më ka marrë malli për Sali Berishën dhe për Ilir Metën, thuaje ta dëgjojnë të gjithë.

Shko dhe ti në foltore zotëri, ose fillo foltoren tënde. Bëni “Trekëndëshin e Bermudës” edhe qani hallin bashkë të tre, nëqoftëse i keni të njëjtat. Unë jam këtu për të qarë hallet e shqiptarëve, as të tuat, as të Sali Berishës, as të Ilir Metës.”, thuhet në videon e Bashës.

Të fundit