Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nga Lezha: Kuvendi Kombëtar do të mbahet në 11 dhjetor  

Berisha nga Lezha: Kuvendi Kombëtar do të mbahet në 11 dhjetor

Kuvendi Kombëtar i PD do të mblidhet në datën e themelimit të kësaj force politike më 11 dhjetor. Kështu deklaroi ish kryeministri Sali Berisha nga Lezha ku mbajti ‘Foltoren’ e radhës, i cili 31 vite më pas sërish kërkon mbledhjen e strukturës më të rëndësishme të PD, pasi deklaroi se do të kandidojë për drejtimin e PD.

Ish-kryeministri Berisha njoftoi se pasi janë mbledhur më shumë se 1 e 4 e firmave të delegatëve, do të kërkojë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar për të zhvilluar një referendum ndaj vendimit të Lulzim Bashës.

Pak ditë më parë, nga Kavaja, Berisha shpalli zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike.  

Prej disa javësh, brenda Partisë Demokratike ka përplasje mes Sali Berishës dhe kryetarit Lulzim Basha, pasi ky e fundit e përjashtoi nga grupi parlamentar demokrat për shkak të shpalljes “non grata” nga SHBA.

Nga ana tjetër, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shpreh i vendosur për të mos lejuar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar për vendime që sipas tij bien në kundërshtim me Amerikën. Basha ka deklaruar se PD nuk bëhet mburojë e interesave personale të Sali Berishës,.

Sa të jem unë kryetar i PD, Kuvendi s’merr dot vendime që janë kundër Amerikës. Ai që bërtet “statuti, statuti” Sali Berisha mund të thërrasë që PD të bëhet mburojë për hallin e tij personal. Demokratët dhe shqiptarët kanë halle të tjera, Kuvend kombëtar unë e thërras dhe do të thërras gjithmonë kur ka një status , për tu bërë bunker nuk e thërras sot sepse s’ma lejon statuti.

E shikoj me trishtim ku është katandisur nuk ka njeri që cdo institucion i partisë ka procesverbale dhe mban qëndrime të veta”, deklaroi disa ditë më parë Basha.

 

Të fundit