Flash News

Ditari i Opozitës

Padia e pranuar ndaj Blinken në Gjykatën e Parisit, Berisha: Jam njoftuar se dosja ka zero prova

Padia e pranuar ndaj Blinken në Gjykatën e Parisit, Berisha: Jam

Ish kryeministri Sali Berisha ka njoftuar nga ‘Foltorja’ e Lezhës se Gjykata e Parisit jo vetëm ka pranuar padinë e tij ndaj sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken, por tha se miqtë e tij e kanë njoftuar se në dosje nuk ka asnjë provë dhe fakt ndaj tij.  

"Berisha e mbaji vendimin e DASH vendimin personal dhe u drejtova në gjykatë në Paris, padita për shpifje zotërinë që firmosi vendimin. Kam kënaqësinë se jo vetëm që gjykatësi ka pranuar shqyrtimin e padisë time por miqtë e mi më kanë njoftuar se ajo dosja ka zero fakte, zero dokumente, zero prova ashtu sic ju kam thënë unë ju.

Megjithatë, ftoj sekretarin e shtetit dhe cilindo shtetar, qytetar, institucion që cdo fakt e provë që të ketë ta cojë në sallën e gjyqit në Paris", u shpreh Berisha. 



Të fundit