Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Shqiptarët po ikin nga lotët e mjerimit, kërkojnë një vend me më pak dhimbje

Berisha: Shqiptarët po ikin nga lotët e mjerimit, kërkojnë

Kryetari i opozitës, Sali Berisha tregoi arsyen se pse shqiptarët po zgjedhin rrugët e emigrimit.

Nga Fushë-Arrëzi, ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, Berisha tha se shqiptarët poi kin nga dhimbjet e urisë dhe lotët e mjerimit.

Kryedemokrati u shpreh se qeveria dyfishoi taksat duke vijuar vjedhjen në instancat qeveritare nga kryeministrit te postet më të ulëta. Kjo, sipas Berishës, i bën njerëzit ta shohin shpresën për ët ardhmen larg Shqipërisë.

“3 ditë më parë Banka Botërore deklaroi se Shqipëria është vendi në të cilin vetëm 20% e atyre që kanë nevojë për ndihmë ekonomike, marrin ndihmë ekonomike. Ja pra pse ikin, ikin nga dhimbjet e urisë, ikin nga lotët e mjerimit sepse nuk mund të jetojnë në vendin e tyre. Ikin dhe vëtëm ikin. Ikin sepse, do më falni, do të bisedojmë pa fjalim, do bisedojmë sepse kjo është votë për ju, për çdo qytetar. Kjo nuk është votë për Edi Ramën, as për Sali Berishën, por është votë për veten tënde.

Çfarë ndodh? Pse i ngriu rrogat, çfarë bëri me paratë. Paratë ky, ka dyfishuat taksat. Vitin e kaluar 2022, ka mbledhur nga taksat tuaja, 5.8 miliardë euro. Ne i kishim taksat e përgjysmuara. Ne kemi filozofi tjetër. Ne besojmë se paratë në xhepat tuaj, janë më të dobishme për shoqërinë se sa në arkën e shtetit. Por kjo është njëra anë. Ka mbledhur 5.8 miliardë.

Po vodhi kryeministri të gjithë të tjerët zinxhir vjedhin sa të munden. Dhe kjo ka ndodhur në Shqipëri, kjo ka ndodhur me qeveritë vendore, kjo ka ndodhur me drejtoritë e tij kudo që janë. Ndaj dhe rrugët nuk ndërtohen, rrogat nuk rriten, pensionet nuk rriten dhe njerëzit nuk kanë alternativë veç se të ikin me shpresë se diku do të mund të gjejnë një qoshe ku të kenë më pak dhimbje ekonomike”, deklaroi Berisha.

 

Të fundit