Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: 'Skapi' do të akuzohet me vetë dosjet e tij

Berisha: 'Skapi' do të akuzohet me vetë dosjet e tij

Kryedemokrati  Sali Berisha në konferencën e tij për shtyp ka paralajmëruar  një seri padish penale ndaj SPAK, që sipas tij ka marrë përsipër të bëjë rolin e parlamentit.

Po ashtu Berisha ka thënë se 'Skapi' do të akuzohet me vetë dosjet e tij.

"Pra, siç e shihni, Skapi do të akuzohet me vetë dosjet e tij.
Me vetë dosjet e fraksionuara, fraksionim i cili ka pasur vetëm një qëllim: mosshpalljen e kësaj afere, e këtij korrupsioni të shekullit të Edi Ramës si kreu i organizatës kriminale.
Mirëpo krahasimi i 3 padive të bëra fundos përfundimisht Skapin dhe ekspozon atë si një organ amnistie që i merr kompetencat parlamentit kundrejt urdhrit politik apo miliona eurove që disponohen në këtë aferë për të mbyllur gojë, për të mbyllur dosje, për të mbyllur media."

Të fundit