Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Taksa të ulëta, zvogëlojmë administratën, do kthejmë pronat private; Paralajmërimi për Vuçiç

Berisha: Taksa të ulëta, zvogëlojmë administratën, do

Berisha në Kuvendin e PD: Shqipëria do të jetë vendi me taksat më të ulëta në Europë. Jemi vend i bekuar, kemi pasuri natyrore, por ato po plackiten cdo ditë. Pasuritë përrallore do të shndërrohen në burime të fuqishme. Qeveria e Ramës ka shpërdoruar 8.2 mld euro, shumë me të cilën rriteshin rrogat e pensionet e shqiptarëve, në investime konvertohej në zhvillimet më moderne. KJo praktikë merr fund, transparenca e plotë është zotimi ynë.

Ku do ti gjejmë fondet për këtë katastrofë që e ka zhytur ky regjim. Regan shkruante se qeveria është problemi. Në 2013 lamë administratë me 93 mijë punonjës, sot është kthyer në administratë shushunjash ka 220 mijë rrogëtarë, një lukuni mbi supet tuaja. Nuk duam të shohim varfëri, po nuk dilet nga varfëria me parazitizëm, duke vënë në një detyrë 5 vetë që pengojnë njëri tjetrin. Zotimi ynë do jetë administratë e vogël, për të nxjerrë fonde.

Respektimi i pronës private ka qenë parim madhor, sot janë kthyer ligje me standarde të ’46, de fakto konfiskojnë brigjet, në një akt të parë këto anulohen, do rikthehen pronat e private dhe do kompensohen me standarde të tregut.

Tirana është kthyer në vasal të Beogradit, Rama është sot njeriu që i bën tualet Vuçiç. E dini se në tryezat diplomatike kryetarë shtetesh hapin syte kur dëgjojnë Ramën të flasë me pasion për Vucic, njeriun që nuk njeh gjenocidin në Kosovë e Bosnje, që punon haptas për Serbinë e Madhe. Do jemi për bashkëpunim rajonal, por nuk e shndërrojmë vendin në epiqendër të luftës ndaj Kosovës.

Cdo përpjekje për destabilizim të Kosovës do përballet me reagimin e kombit shqiptar si komb i vetëm. Asgjë nuk na impresionon. Kërcënimet mbaji për vete, se atë fat që do pësojë Putin do kesh edhe ti në cdo aventurë tënden në Kosovë e kudo tjetër.   

 

Të fundit