Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha Të frymëzohemi nga Azem Hajdari, shqiptarët po vidhen

Berisha Të frymëzohemi nga Azem Hajdari, shqiptarët po vidhen

Kryedemokrati Sali Berisha u ka bërë thirrje shqiptarëve të ngrihen për t’i dhënë fund regjimit të Ramës.

Kryedemokrati tha se ka ardhur koha që të gjithë të gjejnë guximin si Azem Hajdari për të rrëzuar këtë qeveri.

Berisha: Kjo që po përjetojmë sot është një pushtim i brendshëm. Qytetarët shqiptarë janë sot po aq të kontrolluar sa edhe në diktaturë. Qytetarët shqiptarë vidhen sot në mënyrën më të pamëshirë. Të drejtat e liritë e tyre shkelmohen. Nuk ka drejtësi!

Shqipëria është i vetmi vend në Europë dhe në botë, që ka humbur tërësisht të drejtën e një procesi gjyqësor. 84 perqind e shqiptarëve duan të largohen. Sot krimi, droga, vjedhja, shndërrohet në votë.

Isha dje në Kukës, 400 tendera Safet Gjici. Ato shndërrohen në votë. Dhe vota në Safet, në Edvin, Erion, Ilir Beqja, etj.Pra, po bëhemi personazhe nëse rrimë dhe numërojmë pa lëvizur këto që themi. Këto janë realitete!

Këtë e bëjnë nga procesi i frikës. Pra, ka ardhur koha të frymëzohemi nga Azem Hajdari. Thashë, Azem Hajdari është trashëgimi politike.

Të fundit