Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Të ngriheshe në protestë në Tiranë ishte jashtë imagjinate, Azem Hajdari u ngrit

Berisha: Të ngriheshe në protestë në Tiranë ishte

Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në takimin solemn që u zhvillua në selinë blu në nder të ish-deputetit të ndjerë, Azem Hajdari.

Berisha tha se të ngriheshe asokohe në protestë në Tiranë, ishte e paimagjinueshme, por Azem Hajdari e bëri. Kryedemokrati shtoi se Hajdari është simbol i Feniksit të shqiptarëve.

“Sot ne nderojmë në 25-vjetorin e rënies, njërin prej figurave më të jashtëzakonshme të historisë tonë kombëtare. Historia e kombeve, por edhe e individit, më shumë se nga çdo gjë tjetër, përcaktohet nga qëndrimi i tyre ndaj lirisë.

Në këtë kontekst, Azem Hajdari, për ata të cilët kanë përjetuar diktaturën hoxhiste dhe Shqipërinë e viteve ’90, është simboli i Feniksit të shqiptarëve, që u ngrit nga hiri në zenitin e kohës. Kurajo dhe guximi i Azem Hajdarit ishte një legjendë e vërtetë. Është shumë e vërtetë që revolucioni i vitit 1989, dridhi nga themelet, përmbysi klikat komuniste në vendet ish-komuniste lindore.

Por, realisht Shqipëria ishte tjetër. Në Shqipëri më 2 Korrik, mijëra të rinj, të jemi realistë punëtorë shumica e tyrë- në një kryengritje paqësore më të fuqishmen e llojit të vet, sepse hyrja në ambasada u përdor si një rrugë për të kundërshtuar regjimet, por hyrja në Shqipëri në ambasadat perëndimore ishte akt i një guximi të rrallë.

Ishte një kryengritje e vërtetë paqësore. Ata mijëra e mijëra djem që lanë shtëpitë e tyre dhe u vërsulën mbi muret e ambasadave, bënë një akt heroizmi të vërtetë. Secili prej tyre mund të mbetej, siç mbetën disa, i ekzekutuar në muret e ambasadës.

Të ngrihesh në rrugë, në protestë në Tiranë, ishte jashtë imagjinate. Por Azem Hajdari u ngrit. U ngrit me bashkëpunëtorët e tij. U ngrit si i pamposhtur. U ngrit pa marrë parasysh asgjë”, deklaroi Berisha.

Të fundit