Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Të përgatitemi për një referendum, Kushtetuta ka rënë!

Berisha: Të përgatitemi për një referendum, Kushtetuta ka

Kryedemokrati ka deklaruar se vendi ka nevojë për një referendum. Sipas Sali Berishës, demokracia direkte është e nevojshme,

“Të gjithë ne duhet të përgatitemi për një referendum. Se një parti fiton zgjedhjet, një kryeministër hipën në timon, kushtetuta mbetet siç është, ligjet mbeten siç janë, dhe vjen tjetri që bën këto që po bën. Ka një rëndësi të jashtëzakonshme themelore të angazhohemi dhe të punojmë që me demokracinë direkte ne të bëjmë ndryshimet që duhen”, deklaroi Berisha në një bashkëbisedim me ekspertë të fushave të ndryshme.

Ai theksoi se Kushtetuta ka rënë, duke nënvizuar se beteja për votën është e shenjtë. Teksa tha se të gjitha pushtetet janë në një dorë të vetme, Berisha nënvizoi rëndësinë e votës së lirë.

“Beteja jonë për votën është e shenjtë. Ajo ka rëndësi vendimtare për fatin e këtij kombi dhe të kësaj shoqërie. Kjo kushtetutë me vendosjen e monizmit të plotë, kjo në thelbin e vet demokratik ka rënë.

Krahas zgjedhjeve, krahas lirisë së medias, krahas pavarësisë së gjykatave, bota e qytetëruar vendosi në kushtetutshmërinë si shtyllë e demokracisë, sepse ndan dhe balancon pushtetin. Këtu të gjitha pushtet i ka marrë një njeri. Me emërimin e presidentit socialist mori të gjitha pushtetet”, u shpreh kryedemokrati.

Më herët, rëndësinë e referendumit e ka nënvizuar ish-presidenti Ilir Meta.

Të fundit