Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha-të rinjve: Nëse ju ngriheni, Edi Rama do i ketë kohërat e numëruara

Berisha-të rinjve: Nëse ju ngriheni, Edi Rama do i ketë

 

Nga takimi me të rinjtë e FRPD-së, kryedemokrati Sali Berisha u bëri thirrje të rinjve të ngrihen ndaj regjimit të Edi Ramës.

Nga selia blu, Berisha u shpreh se të rinjtë janë luftëtarë lirie dhe misionarë kundër kësaj diktature.

“Studentët nisën një betejë të shkëlqyer në vitin 2018. Tani unë i pyes ata, u pyes ju dhe i ftoj të pyesni secilin prej tyre. Çfarë fituat nga ajo lëvizje?

Në qoftë se nga lëvizja e viteve ‘90, studentët çelën një epokë për kombin dhe vendin, çfarë u fitua nga lëvizja e vitit 2018? Secili student sot paguan një tarifë më të shtrenjtë se më përpara, secili prej jush sot paguan një qira më të shtrenjtë se ajo që paguanit, secili nga ju sot shpenzon shumë më tepër për një vit shkollor sesa bashkëmoshatarët tuaj në Vjenë, Paris, Romë, prindërit e të cilëve janë pakrahasimisht shumë më të pasur se prindërit tuaj.

Pra, ajo lëvizje u tradhtua. Ato premtime u përdorën për mashtrim. Çfarë ndodhi me studentët e mjekësisë? Një urdhër i marrë hua nga Maduro i Venezuelës. Të gjitha këto janë një kushtrim për ju. Të gjitha këto janë një shans i madh për ju.

O sot o kurrë duhet të ngrihemi kundër kësaj diktaturë. Të gjitha këto kërkojnë nga ju të ndjeheni luftëtarë lirie, misionarë, në një mision hyjnor dhe njerëzor. sepse liritë dhe të drejtat e individit janë sa njerëzorë, aq edhe hyjnore. Sot, më shumë se kurrë kërkohet që të jeni ju protagonistët kryesorë në këtë betejë.”, deklaroi Berisha.

Të fundit