Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha thirrje Ballës: Mos guxo të prekësh demokratët me dorë, keni dërguar në qeli policë vrasës

Berisha thirrje Ballës: Mos guxo të prekësh demokratët me

Kryedemokrati Sali Berisha ia ka bërë të qartë ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, t’i mbajë duart larg demorkatëve.

Nga Rruga e Shpresës, Berisha i kërkoi Ballës të mos i prekë demokratët e arrestuar gjatë protestës kundër korrupsionit të Veliajt dhe drejtorëve të Bashkisë së Tiranës. Ai tha se demokratëve u janë dërguar në qeli efektivë për t’i sharrë dhe terrorizuar.

“Por unë kam një përshëndetje të veçantë për të burgosurit tanë politikë, të rinjtë Franc Kaloshi, Kevin Vidrica, Bernard Metaliaj, të cilët u rrëmbyen, u morën peng nga banditët me uniformë, në shkelje të ligjit, në shkelje të Kushtetutës dhe u keqtrajtuan nga horra në qelitë e narkoshtetit.

Unë i them Taulant Ballës, se ti o mik i bandave, se ti o kriminel që ke porositur vrasje, në salla gjyqi të kanë dalë, bashkëpunëtor në trafiqe monstruoze, mos prek demokratët me dorë sepse do ta pësosh atë që meriton.

Miqtë e mi, ju duhet ta dini se në qeli luftëtarëve të paepur, guximtarë, u kanë dërguar policë vrasës, të dënuar për vrasje në vende të tjera për të bërë rrugaçin, për t’i sharë dhe për t’i terrorizuar.

Por ata kanë qëndruar si viganë, kanë qëndruar si heronj të vërtetë dhe të premten beteja vazhdon e fuqishme, e premtja është fitorja”, tha Berisha.

 

Të fundit