Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha thirrje emigrantëve: Protestoni para ambasadave nëse nuk ua njohin dokumentet biometrike!

Berisha thirrje emigrantëve: Protestoni para ambasadave nëse nuk ua

Kryedemokrati Sali Berisha ka apeluar shqiptarët të pregatiten për demonstratat më të fuqishme para ambasadave, në qoftë se nuk votohet në parlament ligji, i cili u njeh atyre dokumentet biometrike, që faktojnë identitetin e tyre.

Gjatë fjalës që mbajti në Kuvend, Berisha tha se qeveria shqiptare po kushtëzon qytetarët shqiptarë, me shtetësi shqiptare, me pasjen ose jo të dokumenteve të prodhuara në Shqipëri, pasi sipas tij Rama ka frikë nga vota e diasporës. 

Berisha: I bëj thirrje shqiptarëve të pregatiten për demonstratat më të fuqishme para ambasadave të narkoshtetit, në qoftë se nuk votohet në këtë parlament ligji, i cili u njeh atyre dokumentet biometrike, që faktojnë identitetin e tyre

Së pari, dua të informoj shqiptarët brenda dhe jashtë vendi se, kreu i narkoshtetit, Edi Rama po bën gjithçka për të asbotuar të drejtën kushtetuese të shqiptarëve jashtë Shqipërisë për votime.
Ai, në mënyrën më absurde po kushtëzon e qytetarëve shqiptarë, me shtetësi shqiptare, me pasjen ose jo të dokumenteve të prodhuara në Shqipëri, ndërkohë që, shqiptarë ata i bën shtetësia, pavarësisht nga dokumenti që ata kanë marrë në vendin ku jetojnë.
Dhe ky standard, është standardi i atij që ka frikë dhe tmerr nga vota e diasporës dhe e shqiptarëve. Nuk ka akt më absurd, më antishqiptar, më antidemokratik se t’u thuash mbi 1 milion shqiptarëve që nuk dispononi dokumentet e lëshuara në Shqipëri, por kanë dokumente të sigurta biometrike të vendit ku jetojnë, në SHBA, në Kanada, në Gjermani, në Angli, në çdo vend tjetër.

Bëni kështu rekord i vetmi në botë i vetmi vend që nuk njihni dokumentet biometrike, as të BE-së, as të hapësirës të NATO-s, as të vendeve tjera, sepse keni frikë dhe tmerr nga vota.

Unë i bëj thirrje shqiptarëve të pregatiten për demonstratat më të fuqishme para ambasadave të narkoshtetit, në qoftë se nuk votohet në këtë parlament ligji i cili u njeh atyre, njëlloj siç bën kosova, njëlloj siç bën Maqedonia, njëlloj siç bën çdo vend tjetër, dokumentet biometrike që faktojnë identitetin e tyre plotësisht.

 

Të fundit