Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha thirrje të rinjve: Dilni në shesh! Vendi sot ka nevojë për guximin dhe energjinë tuaj

Berisha thirrje të rinjve: Dilni në shesh! Vendi sot ka nevojë

Nga Foltorja, kreu i PD Sali Berisha i bëri thirrje të rinjve shqiptarë të dalin në shesh dhe të protestojnë kundër regjimit të Ramës.

Berisha tha se të rinjtë duhet të ngrihen për të ardhmen e tyre, për të ndërtuar ëndrrat në vendin e tyre.

“Kam një thirrje të veçantë për të rinjtë shqiptarë. Vendi juaj, të dashur studente dhe studentë, gjimnaziste dhe gjimnaziste, të rinj dhe të reja kudo që ndodheni, sot ka nevojë më shumë se kurrë për guximin dhe energjinë tuaj. Ai kërkon guximin dhe energjinë tuaj para së gjithash për ju të dashur të rinj.

Para së gjithash për të ardhmen tuaj. Para së gjithash që ju të jeni banorët e këtij vendi, që ju të ndërtoni këtu ëndrrën tuaj, që Shqipëria të jetë Shqipëria e ëndrrave tuaja dhe jo të merrni rrugët e botës me ëndrrën tuaj pas krahu për t’u degdisur. Kjo është arsyeja pse Shqipëria u fton ju, pse ka nevojë për guximin dhe energjinë tuaj.

Ndaj dhe harroni të gjitha pasojat që mund të kenë prindërit nga puna apo papuna, ngrihuni fuqishëm sepse çdo ditë e më shumë privacionet do shtohen. Dilni në shesh”, tha Berisha.

Të fundit