Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha tregon ç’po ndodh me gjyqin kundër Blinken: Ka faktorë pro dhe kundër meje

Berisha tregon ç’po ndodh me gjyqin kundër Blinken: Ka

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se çfarë po ndodh aktualisht me gjyqin kundër sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, të cilin e ka paditur në Gjykatën e Parisit.

Berisha tregoi se ka faktorë pro dhe kundër tij në këtë proces. Së pari, Berisha theksoi se asnjëri nga të dy nuk është shtetas francez, dhe së dyti, Blinken është një person me imunitet. Në faktorët kundër, qëndron fakti se shpifja dënohet dhe se një akt i tillë nuk hyn në veprimtaritë zyrtare të Blinken.

“Gjyqin në Francë po e ndjek me shumë angazhim avokati im, të cilit i kam dhënë besimin e plotë. Por, siç e kam njoftuar, janë faktorë pro dhe faktorë kundër meje. Kundër meje është fakti se as unë dhe as Sekretari i Shtetit nuk jemi shtetas francezë. Por mund të them diçka më shumë, nuk jemi as shtetas të Bashkimit Europian dhe kjo nuk është në favor. Nuk është në favor edhe fakti se Sekretari i Shtetit është personalitet me imunitet.

Në favorin tim janë dy faktorë, faktori se në një parim ndërkombëtar, nuk mund të them se është ligj i sanksionuar nga OKB, por shpifja dënohet aty ku del. Pra edhe në Shqipëri mund të dënohet. Së dyti, vërtet Sekretari i Shtetit është pa dyshim një njeri me imunitet, por shpifja në themel nuk hyn te veprimtaritë zyrtare. Kjo tani mbetet në diskrecionin e gjykatësit. Se si mund të vendosë ai, nuk e di. Por procedura gjyqësore do jetë e pandërprerë. Nëse këta faktorë dalin kundër meje, pasi të shqyrtoj përgjigjen, të këshillohem me avokatin, do shoh hapësirat e tjera.

Unë do të vazhdoj rrugën gjyqësore dhe atë të transparencës, e cila ka ecur. Gjer sot janë mbi 45 publikime në SHBA në tërësi, dhe vende të tjera, që kanë faktuar se nuk ekziston asnjë provë, fakt, dokument për atë vendim. Që është mirëfillti politik. Është përdorur ligji për qëllime politike, bazuar në shpifjen e Xhorxh Soros dhe Edi Ramës,” tha Berisha.

Të fundit