Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha tregon se kur do të nisin protestat: Zemrat e njerëzve po ziejnë

Berisha tregon se kur do të nisin protestat: Zemrat e njerëzve po

Kryedemokrati Sali Berisha thotë se është shumë i vonuar për zhvillimin e protestave. I pyetur se kur do t’i thërrasë qytetarët në protestë, Berisha la të kuptohej se demostratat do të nisin shumë shpejt, para shtatorit.

Në një konferencë për mediat, ai tha se zemrat e njerëzve po ziejnë, duke theksuar se kërkesa për protesta është universale.

“Unë jam i vonuar, shumë i vonuar në artikulimin tim, zemrat e njerëzve po ziejnë, revoltat në zemrat e qytetarëve po ziejnë.  Lëvizjet janë interesante, nganjëherë u prin, herë e tjera të udhëheqin ato.

Ju them se kërkesa për protesta është universale. PD është e vonuar. Ne i kemi grupet dhe qytetarët, i kemi anëtarësinë dhe grupet e interesit.

Nuk ka asnjë diskutim që do zbatojmë, do jemi në lartësinë e detyrimeve tona ndaj tyre. Qytetarët e kane te veshtire te presin deri ne shtator”, tha Berisha.

 

Të fundit