Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Yuri Kim bëhet ndonjëherë ministre e propagandës së Edi Ramës

Berisha: Yuri Kim bëhet ndonjëherë ministre e propagandës

Ish-kryeministri Sali Berisha riktheu në vëmendje deklaratën e kryeministrit Rama në vitin 2019 kur tha se ‘Berisha nuk kalon dot Atlantikun’.

Nëe një intervistë në RTV Ora, Berisha theksoi se ka dy dëshmitarë që Rama ua ka thënë se ish-kryeministri ka bërë konspiracion kundër SHBA-ve.

Duke iu referuar deklaratave të fundit të ambasadores Yuri Kim, Berisha shtoi tha se ajo bëhet ndonjëherë ministre e propagandës së Edi Ramës.

Berisha: Yuri Kim u përpoq që të përgënjeshtrojë deklaratën time se nismën për shpalljen time non grata u bë për konspiracion kundër politikës së jashtme të SHBA-ve me ndryshimin e kufijve. Rama në vitin 2019 tha se Berisha nuk kalon dot Atlantikun. Ka dy dëshmitarë që ua ka thënë se unë kam bërë konspiracion kundër SHBA-ve.

Ai nuk e ka shpikur këtë sepse ta bësh një gjë të tillë është një problem shumë madhor. Yuri Kim bëhet ndonjëherë ministre e propagandës së Edi Ramës. Si mund të them unë një gjë të tillë për konspiracion.

Të fundit