Flash News

Ditari i Opozitës

"Beteja do zhvillohet në të gjitha frontet dhe mënyrat"/ A do nisë PD protestat? Basha: S'jemi stepur para asnjë vendimi

"Beteja do zhvillohet në të gjitha frontet dhe

Kryetari i PD-së Lulzim Basha paralajmëron intensifikim të betejës politike në të gjitha frontet, mënyrat dhe forumet, me qëllim, rikthimin e demokracisë në vend.

Gjatë fjalës së tij, Basha tha se PD do bashkëpunojë me gjithë forcat e gjalla të shoqërisë në çdo fushë nga sipërmjarrja te elita e mendjes e shpirtit të shqiptarëve.

“Do intensifikojmë betejën tonë në të gjithë frontet e gjithë forumet, me vetëdijen se kjo është sot betejë jetike për shqiptarët jo thjesht për identitetin tonë. Kjo nuk do jetë një rrugë e lehtë dhe një rrugë që PD mund ta përshkojë e vetme.

Do hedhim gjithë hapat e nevojshem për një bashkëpunim me gjithë forcat e gjalla të shoqërisë në çdo fushë nga sipërmjarrja te elita e mendjes e shpirtit të shqiptarëve , nga të rinjtë, studentët të papunët tek fermerët, sipërmarrja e vogël dhe e mesme, mësuesit, shëndetësia. Që të gjithë bashkë të përballemi me një gjendje jashtëzakonisht të rëndë, paprecedentë në 31 vite pluralizëm dhe demokraci.

Pra ajo që na pret është një betejë që do zhvillohet në gjithë frontet dhe mënyrat e nuk do jetë e lehtë”, u shpreh Basha.

I pyetur nëse beteja në të gjitha frontet nënkupton nisjen e protestave, Basha u shpreh:

“Sa i përket mjeteve e mënyrave ju garantoj që PD asnjëherë nuk është stepur para asnjë vendimi për të përmbushur detyrën e saj para shqiptarëve e demokracisë e s’do stepet as sot kur nevoja për të rikthyer demokracinë në vend është më e madhe se kurrë”.

Të fundit