Flash News

Ditari i Opozitës

"Betimi i Nesti Angonit"/ Berisha ndan videon: Balluku pranoi de facto takimet në Aruba!

"Betimi i Nesti Angonit"/ Berisha ndan videon: Balluku pranoi de facto

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me deklaratën e zv.kryeministres Belinda Balluku gjatë seancës së djeshme plenare në Kuvend, në lidhje me takimet në Aruba.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Berisha thotë se Balluku nuk i mohoi akuzat e opozitës për takimet, mes karteleve të drogës dhe përfaqësuesve të qeverisë shqiptare por i pranoi në mënyrë de facto.

Sipas Berishës, Balluku u betua vetëm për të gjithë kolegët që ishin aty në parlament se nuk kanë qenë në Aruba, por shiti Ramën dhe dy të tjerë që mungonin.

Postimi i plotë i Berishës

Betimi i Nesti Angonit!

Lubia nuk mohon,por de facto pranon takimin e Arubas. Ajo betohet vetëm për të gjithë kolegët që ishin aty në parlament se nuk kanë qenë në Aruba por shet Ramën dhe dy të tjerët që mungonin. Betimi i Nesti Angonit!

Të fundit