Ditari i Opozitës

"Big Fish-i i Presidencës'! Ta durojmë dhe pak sa t'i bëhet partia hi!", LSI - Spiropalit: Të kujtohet Salarjoni jot! Nuk përmbyset kupa pasi hahet buka Elisë!

 

"Big Fish-i i Presidencës'! Ta durojmë dhe pak sa t'i
Foto; në të majtë ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi; djathtas Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali

LSI ka reaguar pas sulmeve të Spiropalit ndaj Metës, e cila veçse e quajti “Big Fish-in e Presidencës, që jep me qindra pasaporta në shkelje të ligjit dhe nxjerr tallava dekrete”, tha se s’mbetet gjë tjetër veçse “të durojmë edhe pak sa partia t’i bëhet hi”.

Përmes një reagimi, ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi, thotë se “LSI nuk shpëton por të shpëton!”.

Kërpaçi i kujton Spiropalit kohët e vjetra kur thotë se: “Të kujtohet kur Salarjoni jot iu fal Ilir Metës në zyrë për t'i kërkuar ndihmë? Ishte koha kur ti i ike Edi Ramës në mënyrë demonstrative nga asambleja e FRESSHIT dhe ai 'Skënderbeu jot' të kërcënonte ose Selarjon Tota në mbledhje ose unë.”

“Para se të nxjerrësh broçkulla nga goja pyete një herë Selarjonin tënd”, shkruan më tej Kërpaçi, ndërsa e përmbyll mesazhin e saj me një këshillë për Spiropalin: “Nuk përmbyset kupa pasi hahet buka Elisë!”

"Elisë, nga LSI nuk shpëton por të shpëton!

Të kujtohet kur Salarjoni jot para se të zgjidhej Drejtor i Ujësjellësit të Fierit iu fal Ilir Metës në zyrë për t'i kërkuar ndihmë?

Ishte koha kur ti i ike Edi Ramës në mënyrë demonstrative nga asambleja e FRESSHIT dhe ai 'Skënderbeu jot' të kërcënonte ose Selarjon Tota në mbledhje ose unë.

Prandaj Elisë, në ditë të vështira edhe ti dhe Selarjoni jot nuk keni shpëtuar por jeni shpëtuar nga LSI dhe Ilir Meta.

Kështu që Elisë, para se të nxjerrësh broçkulla nga goja pyete një herë Selarjonin tënd.

Nuk përmbyset kupa pasi hahet buka Elisë!", shkruan Kërpaçi.

Ditari politik

Të fundit