Flash News

Ditari i Opozitës

Blushi: Afera Rama-McGonigal zbulon fytyrën kriminale të SPAK!

Blushi: Afera Rama-McGonigal zbulon fytyrën kriminale të SPAK!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka denoncuar me forcë heshtjen e SPAK përballë fakteve të publikuara së fundmi në lidhje me dosjen McGonigal, duke e cilësuar këtë heshtje si provë të qartë të kapjes së drejtësisë nga pushteti.

Në një intervistë për Syri TV, Blushi deklaroi se dokumentet e reja të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA nuk janë gjë tjetër veçse një aktakuzë e drejtpërdrejtë ndaj një strukture që sot, sipas tij, funksionon si një organizatë kriminale e vënë plotësisht në shërbim të pushtetit të korruptuar.

Në këtë kontekst, ai theksoi se SPAK është shndërruar në një instrument politik të përdorur për të goditur opozitën dhe për të mbrojtur aferat e qeverisë, duke e quajtur Reformën në Drejtësi “Ramaformë”.

Pjesë nga deklarata:

Faktet e reja të publikuara të dosjes McGonigal nuk janë gjë tjetër veçse një aktakuzë, në veçanti për një strukturë e cila këto vitet e fundit është kthyer në një strukturë kriminale dhe quhet SPAK. Për vetë faktin se kanë kaluar tre vite nga shpërthimi i skandalit McGonigal. Kemi prej vitesh një kallëzim në tavolinën e Dumanit lidhur me këtë çështje, dhe ndërkohë që Departamenti i Drejtësisë në SHBA publikon fakte të reja, dhe SPAK në Tiranë hesht, atëherë kjo nuk është asgjë tjetër veçse konfirmimi i atyre qëndrimeve shumë të drejta e parimore që opozita shqiptare ka bërë për Reformën në Drejtësi, të cilën ne e kemi quajtur ‘Ramaformë’.

Kjo për shkak se një reformë e miratuar me 140 vota u kap nga Rama, dhe kjo u konfirmua qartësisht edhe në raportin tronditës të publikuar nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA, ku qartësisht janë dokumentuar perceptime dhe përgjime sipas të cilave vetë McGonigal e paraqet këtë të ashtuquajtur reformë në drejtësi që nuk është gjë tjetër veçse Ramaformë si një mundësi shumë të madhe për të dhe Ramën për të zhvilluar biznese fitimprurëse në vendin tonë.

Për këdo që ka pasur iluzionin se vendi ynë ka pasur një sistem drejtësie që funksionon sipas shinatave kushtetuese apo të Komisionit të Venecias, dhe se u miratua një reformë me 140 vota, tani edhe këto iluzione janë fashitur. Përkundrazi, sot kemi një reformë që ka tre aktorë kryesorë madje jo SHBA-në por Sorosin, McGonigal-in dhe aktorin lokal: Ramën. Një reformë e kapur, madje edhe nga influencat kineze dhe ruse, siç theksohet në raportin e Departamentit të Drejtësisë.

Pra, kjo e shndërron dhe e faktorizon atë pretendim dhe denoncim të opozitës, se reforma në drejtësi, në fakt, u reduktua në një Ramaformë kriminale, qëllimi i së cilës ishte goditja e kundërshtarëve politikë të Ramës, nëpërmjet strukturave të posaçme të krijuara nga kjo Ramaformë, dhe aspak instalimi i një shteti të së drejtës.

Vetëm përdorimi i reformës në drejtësi si një alibi për të asgjësuar pluralizmin dhe demokracinë në vend, dhe për të instaluar, falë keqpërdorimit të prokurorisë dhe gjykatave, një regjim represiv që ka në shënjestër këdo që i del përballë Ramës, Sorosit dhe McGonigal-it.

Jo më kot, dy prej liderëve të opozitës që kanë mbrojtur çështjet kombëtare dhe parimet e shtetit të së drejtës, u goditën nga kjo reformë: Sali Berisha dhe Ilir Meta, i cili prej 10 muajsh është në izolim ekstrem, pa faj dhe pa prova penale.

Të fundit