Flash News

Ditari i Opozitës

Blushi flet pas seancës në Kuvend: Konfirmoi se është certifikuar si një landfill antikushtetues

Blushi flet pas seancës në Kuvend: Konfirmoi se është

Kreu i grupit parlametar të PL, Tedi Blushi ka folur për gazetarët pas daljes nga Kuvendi.

Blushi deklaroi se deputetët nuk u ftuan të dëgjonin diskutimet për çështje thelbësore. Sipas Blushit, seanca e sotme konfirmoi se Kuvendi është certifikuar si një landfill antikushtetues

“Një akt i paprecedentë, një sjellje kriminale, sidomos në raport me qytetarët që sot prisnin të dëgjonin një debat të paktën në lidhje me programin që nuk ekziston, as i njëjës si inceneratorët e qeverisë.

Sikundër e patët atë shemtinë që ndodhi, që konfirmon edhe njëherë që për fat të keq ky institucion është certifikuar si një landfill antikushtetues.

Deputetët e opozitës, qytetarët shqiptarë, nuk mund të dëgjonin sot Linda Ramën teksa i fliste parlamentit, kur nuk është as deputete, kur nuk është as ministre, vetëm është drejtuese e aferës apo një nga aferat më të mëdha e vend, që është afera e AKSHI-t.

Duhet ta denoncoj edhe qëndrimin jo surprizë të kryetarit të parlamentit në raport me gazetarët, është e paprecedentë tentativë për të penguar fjalën e lirë për të kryer misionin e saj”, deklaroi Blushi.

Të fundit