Flash News

Ditari i Opozitës

Blushi i publikon dokumentat e dënimit në Greqi: Irena Gjoka me 5 mbiemra, gjyqtare antiopozitare

Blushi i publikon dokumentat e dënimit në Greqi: Irena Gjoka me 5

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka deklaruar se gjyqtarja Irena Gjoka është një gjyqtare antiopozitare dhe se ajo ka qënë e dënuar në Greqi për falsifikim.

Blushi në një prononcim per mediat shtoi më tej se Gjoka ka përdorur pesë mbiembra dhe duhet të largohet nga gjykimi ndaj kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Fjala e Tedi Blushit:

Irena Gjoka, e njohur tanimë si Irena me 5 mbiemra, e cila prej kohësh duhej të kishte dalë vet para drejtësisë si një delinkuente recidiviste, e dënuar penalisht me vendim gjykate për falsifikim, e dënuar administratisht edhe me dëbim për shkelje ligji nga Greqia dhe që kaloi vettingun me mashtrim duke fshehur dënimet penale, e njëjta gjyqtare kamikaze antiopozitare dhe antiligj, që sipas ligjit nuk duhet të ishte fare gjykatëse se nuk plotëson kriteret për të qenë magjistrate, e njëjta që ka gjykuar çështjet politike farsë kundër liderit Partisë Demokratike, Prof.Dr. Sali Berisha, kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, është caktuar sot gjyqtare paraprake për dosjen ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Irena Gjokën sot nuk e caktoi shorti, por e përzgjodhi vet Kreu i Organizatës, Edi Rama, si dhe drejtuesi i organizatës kriminale SPAK, Altin Dumani, që i ngarkuan kamikazes së duhur politike të kryejë edhe një shërbim të fundit politik, në funksion të misionit të tyre për asgjesimin e pluralizmit politik dhe demokracisë në vend.

Caktimi i Irena Gjokës, gjyqtare paraprake për të ashtëquajturën çështja Meta, kur në fakt kjo çështje nuk ekziston sa kohë nuk ka një vepër dhe një provë penale, është tregues jo vetëm i procesit farsë kundër Presidentit të Partisë së Lirisë, standardet e të cilit u vulosën me rrëmbimin e tij kriminal në 21 tetor të vitit të kaluar, pork jo është prova më e freskët dhe më pakundërshtueshme e “Drejtësisë me regji” dhe përdorimit të saj si armë politike nga regjimi dhe personalisht nga Edi Rama për të goditur liderët e opozitës.

Një turp dhe skandal institucional që fashit çdo iluzion për ekzistencën e një drejtësie të pavarur.

E njëjta gjyqtare antiopozitare kamikaze, e keqpërdorur politikisht deri në shpërfytyrim ekstrem nga Edi Rama, që caktoi masat antiligjore dhe antikushtetuese të sigurisë ndaj liderit të Partisë Demokratike, Prof.Dr. Sali Berisha, që ka marrë pjesë në gjykimin e çështjes së Fatmir Mediut dhe Fredi Belerit, pa integritet dhe e diskredituar publikisht, që ngjall revoltë për çdo qytetar që beson në vlerat e lirisë dhe barazinë para ligjit, e dënuar me vendim gjykate, e denoncuar nga opozita për mashtrime, shkelje ligji, e hetuar nga SPAK për dënimin e saj penal në Greqi, kurrë nuk mund të pranohet si mjet për të legjitimuar një farsë gjyqësore ndaj Ilir Metës të porositur politikisht nga vet Kreu i Organizatës.

Të fundit