Flash News

Ditari i Opozitës

Blushi prezanton 11 propozime për heqje dhe ulje taksash dhe tarifash në Bashkinë e Tiranës

Blushi prezanton 11 propozime për heqje dhe ulje taksash dhe tarifash

Partia e Lirisë ka mbledhur sot asamblenë e të zgjedhurve vendorë të gjithë Shqipërisë.

Gjatë këtij takimi Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, z.Tedi Blushi prezantoi 11 propozimet për heqje dhe ulje taksash dhe tarifash në Bashkinë e Tiranës : Përfitimi për qytetarët dhe bizneset është 50 milion euro.

Sistemi fiskal i Bashkisë së Tiranësështë karakterizuarnga njërritje e numrit të tatimeve dhe të tarifave. Për këtë Partia e Lirisë, propozon :

1. Anulimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë për zonatmalore.

Anulimi i kësajtakse, që aktualisht është 3% e vlerës së investimit,është e domosdoshme për të ulur barrën fiskale për ndërtimet në zonatmalore të Tiranës. Gjithashtuështë e nevojshme për të stimuluare mbështeturzhvillimin e turizmit.

2. Anulimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet qëlegalizohen

Vendosja e kësaj takse në masën 0.5% të vlerës së investimit ka shtuar barrën fiskale te qytetarët që kërkojnë ende të legalizojnë banesat e tyre. Gjithashtungapikëpamja e konceptit të vendosjes së kësaj takse, ndërtimi i njëbanese që kërkohet për t’u legalizuarështë përfunduar.

3. Anulimin e taksës së përkohshme të infrastrukturësarsimore.

Anulimi i kësaj takse do të sillte një përfitim në 0.93 miliardë lekë ose në rreth 9 milion euro në vit për qytetarëtdhebiznesin. Kjotaksëështënjëbarrë e shtuarpërqytetarëtdhebiznesin, pa harruar se në 7 vitet e aplikimit,fondet e mbledhurangakjotaksë (50 milion euro) nukjanëpërdorurpërndërtimin e shkollave, porqartazijanëshpërdoruarngaBashkia e Tiranës, përtëcilënkenikërkuaredhenisjen e njëauditimitëplotëngaKontrolliiLartëiShtetit.

4. Anulimin e kontributit të subjekteveprivate me fondin social në lekë duke kaluar në kontribut me m2 në objekt.

Anulimi i kësajtakse, që është një barrë e shtuar për ndërtuesit, gjykohet që është i arsyetuarse jo vetëmqë rritet kosto për ta dhe rrjedhimisht edhe për çmimin e banesave, por dhe për arsye se Bashkia e Tiranës ka dështuar për t’i përdorur këto fonde për ndërtime sociale. Të ardhurat nga kontributi i subjekteve private në fondin social arrijnë në rreth 18.3 milion euro. Porkonkretisht, për vitin 2022 nga Bashkia e Tiranës nuk u realizua asnjë investim për ndërtim të banesave sociale, pavarësisht se u mblodhën kontributet nga subjektet private.

Sistemifiskaltregon një rritje të lartë të barrës së taksavedhe tarifave për qytetarëtdhe bizneset në Tiranë. Për këtë arsye Partia e Lirisë, propozon :

1. Ulje me 50% të nivelit të taksëssë tabelës për efekt reklamimi në formënelektronike, nga 90 mijë lekë m2/vit që është aktualisht, në 45 mijë lekë m2/vit.

Rritja e nivelittëkësajtaksenë 90 mijëlekëpër m2/vitkashtuarbarrënfiskalepërbiznesin. Propozimi ynë është përgjysmimi i nivelit të sajnë 45 mijë lekë.

2. Ulje të nivelit të taksës së ndikimit në infrastrukturë nga 8% që është aktualisht, në 2 deri 4% të vlerës së investimit.

Taksa e ndikimit në infrastrukturë për banesa, shërbime, për aktivitetekonomik, etj., është rritur ndjeshëm për shkak se taksimi nga 2-4% të vlerës së investimit u rrit në 8%. Por dhe për shkak të llogaritjes së sajmbi bazën e vlerës së kostos në vlerën e investimit.

Niveli i kësaj takes llogaritetqëështërriturmbi 10 herë.

Propozimi ynë është të rikthehetniveli i taksës në nivelin fillestar në 2 deri në 4%. Ngaky propozim do të përfitohet një ulje e barrës fiskale për bizneset në rreth 2 deri në 3 miliard lekë, ose në rreth 25 milion euro. Me ndikim në uljen e kostosdhe përfitim si për qytetarët, ashtu edhe për bizneset.

3. Përgjysmim të tarifës së pastrimit për bizneset. Nga 5750 lekë për biznesin e vogël që është aktualisht, në 2875 lekë. Nga 108.100 lekë për shitje me pakicë dhe 115.000 lekë për shitje me shumicë për biznesin VIP, të bëhen 54.050 lekë për shitje me pakicë dhe 57,500 lekë për shitje me shumicë për biznesin VIP.

Bashkia e Tiranës duhet të argumentojë që niveli i tarifës së pastrimit i përgjigjet kostos për pastrimin e qytetit. Niveli i tarifës së pastrimit është rritur mbi 2.6 herë për biznesin e vogël dhe të madh. Propozimi ynë është përgjysmimi i kësaj takse me një përfitim për bizneset në 0.9 miliard lekë ose në rreth 9 milion euro

4. Reduktim të tarifës për marrjene një lejepunimi, nga 1% të investimit për leje ndërtimi që është aktualisht, në 0.5% të investimit. Si dhe nga 10 lekë për m2 për leje zhvillimi që është aktualisht, në 5 lekë/m2.

Kjo tarifë është rritur shumëfish krahasuar me nivelin e mëparshëm.Tëmosharrojmë se nëvitin 2011 tarifa përmarrjen e një leje zhvillimi apo ndërtimi ishte e njëjtë dhe fikse, nëvlerën 500 lekë. Nëmandatin e dytë të Veliajt, tarifa për leje zhvillimi u rritnë 10 lekëpër m2, ndërsapërlejendërtimi u rritnë 1% tëvlerëssëinvestimit.Kjo ka ndikuar në rritjen e barrës si për qytetarëtdhepër biznesin. Ndaj propozimi ynë konkret është ulja e nivelit të tarifës në0.5% të investimit për leje ndërtimi dhe në 5 lekë/m2 për lejezhvillimi. Ngakjoulje qytetarët dhebizneset do të përfitonin në vit rreth 2.4 milion euro.

5. Reduktim të tarifës për zënien e hapësirave publike, nga 200 – 1500 lekë/m2 qëështëaktualisht, në 100 – 750 lekë/m2

Kjotarifëështërriturmbi 10 herëpërbizneset, qënëvitin 2011 ipaguaninBashkisësëTiranës 150 lekë/m2, ndërsa pas vitin 2019 paguajnë 1500 lekë/m2. Propozimiështëpërgjysmiminë 50% tënivelitaktualtëtarifës me njëpërfitimnë 175 milionlekëpërbiznesetosenërreth 1.6 milioneuro.

6. Ulje me 50% të tarifës së parkimitpublik.

Parkimi dhe gjobat arbitrare të policisë bashkiake janë një nga problemet kryesore të qytetarëve të Tiranës, veçanërisht në kushtet e një trafiku të çmendur, që ende nuk ka marrë një zgjidhje. Territori i Bashkisë Tiranë është duke u zhvilluar çdo ditë dhe sipas statistikave vetëm 1% e makinave mund të gjejnë vend parkimi publik falas. Në situatënaktualeku janëngushtuarhapësirat për parkimpublikpa pagesë, propozojmë përgjysmimin e tarifës. Ngakjo ulje do të përfitojnë qytetarët në rreth 310 milion lekë ose në 3 milion euro.

7. Reduktim të çmimitaktual të ujit për abonentët familjarë, nga 65 lekë/m3, në 45 lekë/m3.

Mungesa e ujit të pijshëm në Tiranë vijon të jetë prezente pavarësisht premtimit të Erion Veliaj për garantim të ujit të pijshëm 24 orë, me « cilësi Korçe dhe çmim Bathoreje », që rezultoi një mashtrim i madh. Nga qendra në periferi, kryeqyteti sot në të katërta stinën « thahet » për ujë të pijshëm dhe rritja e çmimit, që u premtua se do të përkthehej në investime moderne në rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve rezultoi gënjeshtër. Rritja me 40% e çmimit të ujit për abonentët familjarëpaanalizuar gjendjen sociale të familjeve të Tiranës ka rënduar më tejdhe përkeqësuargjendjen e tyre ekonomike. Ndaj sa kohë që rritja e çmimit nuk solli ndryshim të prekshëm të furnizimit të tyre me ujë të pijshëm, propozojmë uljen e çmimitnë 45 lekë/m3.

Sistemi fiskalka treguar një performancë të ulëtdhe evazion të lartë të mbledhjes së të ardhuravengataksat në Bashkinë e Tiranës.

Një sistem fiskal me një performancë të ulët, evazion të lartë dhe gjithashtu me një kosto të lartë administrative të mbledhjes së të ardhurave. Parashikimi i të ardhurave të veta për vitin 2024 tregon sërish që Bashkia e Tiranës ka një performancë të ulët të mbledhjes dhe parashikimit të realizimit të të ardhurave duke konsideruar rritjen e lartë të shkallës tatimore të taksave dhe tarifave. Performanca e ulët është tregues i keqadministrimit dhe i evaziont fiskal. Përfitimi i qytetarëve dhe biznesit nga ulja e barrës fiskale në vlerën rreth 50 milion euro, propozojmë të kompensohet nga rritja e performancës dhe uljes së evazionit në mbledhjen e taksës së ndikimit në infrastrukturë, të taksës së pronës, taksa e tabelës, tarifa e pastrimit, tarifa e zënies së hapësirës publike, si dhe nga tarifa e parkimit. Propozime që do t’i jepnin frymëmarrje buxheteve familjare dhe të biznesit në kushtet aktuale të pasojave të krizës ekonomike të shkaktuar nga rritja e çmimeve të shportës, energjisë elektrike dhe karburanteve.

Të fundit