Flash News

Ditari i Opozitës

"Drejtësia vegël e "Ramaformës"/ Blushi: Komision hetimor për aferën McGonigal

"Drejtësia vegël e "Ramaformës"/ Blushi: Komision

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar me tone të ashpra ndaj reformës në drejtësi, të cilën e cilëson si të kapur nga pushteti dhe të shndërruar në një instrument politik nga kryeministri Edi Rama.

Sipas Blushit, ajo që fillimisht u prezantua si një reformë për ndarjen e pushteteve është shndërruar në një "Ramaformë", që sipas tij shërben për të goditur kundërshtarët politikë dhe për të garantuar pandëshkueshmërinë e korrupsionit qeveritar.

Në një deklaratë për mediat, Blushi theksoi se kapja e drejtësisë vërtetohet nga veprimet selektive të institucioneve të reja të drejtësisë, të cilat, sipas tij mbrojnë eksponentët e mazhorancës dhe sulmojnë opozitën.

Blushi është ndalur edhe te skandali McGonigal, ku përmend dëshmitë e dhëna në SHBA, si dhe pretendimet e ish-partneres së ish-zyrtarit të FBI-së, që sipas tij zbulojnë lidhje të errëta të qeverisë shqiptare me rrjete ndërkombëtare të pastrimit të parave dhe trafikut të drogës.

Blushi thotë se raporti i Departamentit të Drejtësisë në SHBA dhe dënimi i McGonigal, sipas tij, përbëjnë prova të qarta për përfshirjen e qeverisë shqiptare në aktivitete të paligjshme.

Ai lidh gjithashtu zhvlerësimin e euros me pastrimin masiv të parave në vend, duke e quajtur një katastrofë ekonomike që ka ndikuar negativisht te remitancat dhe te mijëra biznese të ndershme shqiptare.

Blushi akuzon më tej SPAK për heshtje të qëllimshme dhe mungesë vullneti për të hetuar kryeministrin Rama, pavarësisht provave dhe kallëzimeve publike. Sipas tij, kjo heshtje është kthyer në garanci për pandëshkueshmërinë dhe funksionon si mburojë për korrupsionin.

Deklarata e Plotë e Blushit: 

Reforma në drejtësi e shndërruar totalisht në “Ramaformë” është një nga aferat më të mëdha korruptive që ka ndodhur në vendin tonë dhe që ka rrëmbyer pushtetin e drejtësisë. Kapjen e drejtesisë e vërtetojnë veprimet e saj të njëpasnjëshme, që vulosin shndërrimin e drejtësisë në një vegël të Edi Ramës për goditjen e kundërshtarëve politikë dhe garantimin e pandëshkueshmërisë së korrupsionit të tij. Por edhe më tronditese janë dëshmitë e dhëna para autoriteteve amerikane nga ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal.

Akoma me shokuese janë dëshmitë e pohuara së fundmi në media nga ish-partnerja e tij, e cila konfirmon publikisht se “McGonigal donte të futej te pastrimi i parave të drogës përmes Tiranës”. Këto dëshmi tronditëse, të konstatuara edhe në gjetjet e raportit të Departamentit të Drejtësisë në SHBA, faktojnë ndërkombëtarisht shpërfytyrimin kriminal të institucioneve të shtetit shqiptar nga Edi Rama, për pasurim të paligjshëm të tij dhe ortakëve mafiozë ndërkombëtarë si McGonigal dhe George Soros.

Është shumë e rëndësishme të kujtojmë se në atë periudhë kursi zyrtar i këmbimit të euros sipas Bankës së Shqipërisë luhatej nga 139.7 lekë në 137.4 lekë, ndërsa zhvlerësimi dramatik aktual në 96 lekë është një pasojë rrënuese e këtij pastrimi parash masiv te miliarda eurove. Per Ramen dhe hajdutetet e tij shqiptare dhe te huaj ishte periudha e artë e pasurimit në kurriz të popullit të më të varfër dhe më të vjedhur të kontinentit. Ky zhvleresim goditi rende vleren e remitancave me te cilat mbijetojne qindra mijra shqiptare si dhe rrenoi minra bisnese te ndershme dukeshkaktuar humbjen e mijra vende pune dheduke stimuluar shpopullimin.

Nëpërmjet Ramaformës në drejtësi dhe skemave mafioze të pastrimit të parave të pista të drogës u ndërtuan dhe u fuqizuan kartelet dhe bandat më të rrezikshme të trafikut ndërkombëtar të drogës, që sot janë partnerët më të afërt elektorale të Edi Ramës, që i garantojnë atij pushtetin dhe penguan rotacionin politik në vend më 11 Maj, siç u evidentua edhe nga kreu i misionit të vëzhguesve të Parlamentit Europian, Michael Gahler. Edhe pse me një kallëzim penal mbi tavolinë, me të gjitha provat e pakundërshtueshme të zbuluara nga partnerët amerikanë, me McGonigal pas hekurave, me një raport publik të Departamentit të Drejtësisë, me dëshmitë e vjetra dhe të reja që ulërasin çdo ditë edhe në mediat ndërkombëtare, SPAK qëllimisht dhe me vetëdije qëndron i heshtur, nuk administron asnjë provë dhe asnjë dëshmitar dhe as guxon ta thërrasë njëherë të vetme Edi Ramën për ta marrë në pyetje.

Heshtja kriminale e SPAK është kthyer në garanci për pandëshkueshmërinë e Edi Ramës, në mburojë për korrupsionin dhe në themel të vazhdimësisë së “reformës në drejtësi si një mundësi e madhe” për regjimin që vijon të keqpërdorë drejtësinë e re si mjet për të goditur ne menyre mafioze opozitën dhe për të mbrojtur kriminelët pranë pushtetit. SPAK ka humbur realisht çdo kredibilitet dhe është sot thjesht nje paterice, që mban në këmbë një regjim kriminal, që ka kapur drejtësinë për të mbuluar krimet e veta. Çdo ditë që kalon pa veprim nga SPAK është një ditë që forcon bindjen se ky institucion nuk është më pjesë e drejtësisë, por aleate e Edi Ramës.

Nisja e hetimeve të thelluara mbi përfshirjen e drejtpërdrejtë të Edi Ramës në aferën McGonigal është më shumë se kurrë një domosdoshmëri. Partia e Lirisë do të kërkojë me vendosmëri me nisjen e sesionit të ri parlamentar ngritjen e një komisioni hetimor për zbardhjen jo vetëm të aferës McGonigal por edhe të përgjegjësive të SPAK për mbulimin me qëllim të këtij skandali të paprecedent korrupsioni ndërkombëtar. Transparenca e plotë mbi marrëdhënien korruptive mes Edi Ramës dhe Charles McGonigal është më shumë se kurrë një domosdoshmëri dhe asnjë alibi apo përpjekje e dëshpëruar për të fshehur të vërtetën dhe relativizuar një komplot të madh kundër sistemit demokratik në vend nuk do ta ndalojë nevojën për drejtësi.

Të fundit