Flash News

Ditari i Opozitës

Blushi: Veliaj u cakton Drejtor të Përgjithshëm kafshëve të egra të Kopshtit Zoologjik!

Blushi: Veliaj u cakton Drejtor të Përgjithshëm kafshëve

Kopshti Zoologjik në Tiranë do të ketë tashmë një drejtues dhe kryebashkiaku Erion Veliaj ka urdhëruar organizimin e kësaj drejtorie të re.

 Ajo do të jetë në varësi të Bashkisë së Tiranës dhe drejtuesi do të ketë një pagë prej 1.4 milionë lekësh.

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi ka publikuar vendimin e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe pagën e secilit punonjës që do të përfshihet në këtë drejtori të re.

"Në Tiranën e një mijë e një halleve, abuzimet me taksat e qytetarëve nuk kanë fund!Për të qeshur dhe për të qarë: Erion Veliaj u cakton Drejtor të Përgjithshëm kafshëve të egra të Kopshtit Zoologjik.

Pagën e Drejtorit e propozon 1.4 milion lekë.Pra "burgun" e kafshëve e kthen në Drejtori të Përgjithshme dhe cakton madje edhe Drejtor Drejtorie me pagë 1.15 milion lekë, si dhe Përgjegjës Sektori me pagë 920 mijë lekë.Detyrat e tyre funksionale: të mbarështojnë kafshët e egra!

Që luani, majmuni, rrëqebulli, ujku, dhelpra, sorkadhja, qelbësi, fazani dhe kafshët e tjera kanë nevojë për Drejtor të Përgjithshëm, Drejtor Drejtorie dhe Përgjegjës Sektori këtë vetëm Erion Veliaj mund ta kuptojë!Ndërkohë bonusi i qerasë që Bashkia e Tiranës jep për familjet që u janë shembur shtëpitë është 24 mijë lekë.

Ndërsa për personat me aftësi të kufizuar ndihma ekonomike varion nga 7 mijë në 30 mijë lekë!Nuk është asgjë tjetër vetëm abuzim i pastër me taksat, shpërblim për patronazhistët nëpërmjet fryrjes fiktive të administratës! Kur në fakt është vetë për "kafaz" tek 313-ta për firmën e hedhur tek inceneratori i Tiranës!"

Blushi: Veliaj u cakton Drejtor të Përgjithshëm kafshëveBlushi: Veliaj u cakton Drejtor të Përgjithshëm kafshëveBlushi: Veliaj u cakton Drejtor të Përgjithshëm kafshëve

 

 

 

Të fundit