Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi: Aruba është një pjesë e fazës së ngritjes së këtij narkoshteti nga Rama

Boçi: Aruba është një pjesë e fazës së

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi deklaroi se Aruba është vetëm një pjesë e këtij projekti të mirëorganizuar kriminal.

Në një lidhje direkte për Syri Tv, Boçi u shpreh se Aruba i përket vitit 2019 dhe lidhet me një fazë të rëndësishme të ngritjes së këtij narkoshteti.

Boçi tha se ky ka qenë projekt i menduar dhe i strukturuar nga Rama që në fazat e para të angazhimit të tij në politikë.

“Ne kemi nxjerrë vazhdimisht fakte. PD ka denoncuar investigime të ndryshme, shkrime të medieve ndërkombëtare që kanë treguar se kemi një narkoshtet në Shqipëri të ndërtuar në mënyrë të strukturuar, në mënyrë të programuar nga ky kryeministër.

Aruba është një pjesë e fazës së ngritjes së këtij narkoshteti, sepse i përket vitit 2019. Për ta lidhur Arubën me një takim tjetër, unë vetë kam denoncuar që në 2009, Rama ka bërë një takim të këtij niveli në plazhin e Durrësit dhe ka kërkuar bashkëpunimin e gjithë të fortëve atëherë, sepse bandat e strukturuara u bënë të tilla në kujdesin e Ramës dhe premtonte ndarje pushteti me ta. Nuk e realizuan dot në 2009 sepse PD ka qenë në zenitin e shkëlqimit të saj edhe qeverisës, por e realizoi në 2013 dhe më pas e çimentoi gjatë këtyre viteve, ku përfshihet edhe takimi i 2019, që duhet qartazi se ka qenë një pikë kthese në bashkëpunimin e karteleve të drogës, bandave të narkotrafikut me qeverinë shqiptare, duke realizuar atë simbiozën e politikës me krimin e organizuar.

Duhet thënë që, ky ka qenë projekti i Ramës dhe madje dhe në filozofinë e tij, edhe para se të merrte pushtetin, ai mbronte teorinë se, shtete zhvillohen në mënyrën se si është ndërtuar Nju Jorku apo Florida, pra me ato paratë që injektohen nga trafiqet, krimi i organizuar, paraja e pistë dhe jo nga ritmet normale të zhvillimit ekonomik”, tha Boçi.

Të fundit