Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi i prerë me mazhorancën: Mos bëni ultimatume, s'mund t'i ndryshoni komisionet sipas qejfit

Boçi i prerë me mazhorancën: Mos bëni ultimatume,

Deputeti demokrat Luçiano Boçi i është kundërpërgjigjur Taulant Ballës, pasi ky i fundit i caktoi afat opozitës, sa i përket pjesëmarrjes ose jo në mbledhjen e Komisionit Hetimor për Reformën Aministrativo-Territoriale.

Boçi tha se PS nuk mund të vendosë ultimatume dhe as afate për opozitën. Demokrati theksoi se mazhoranca nuk mund t’i ndërrojë komisionet sipas dëshirës e qejfit.

“Nuk ka pasur mbledhje të vlefshme që ju të përcaktoni apo jo prezencën tonë. Nuk ka pasur konsultim për mbledhjen e komisionit, nuk dilni dot në konkluzion se kemi qenë apo jo në mbledhjen e komisionit. Prandaj keni nevojë për ChatGpt. Neni 24 dhe 55 i rregullores nuk flet asgjë për komisionet e posaçme dhe që ju keni të drejtë t’i ndërroni këto komisione mes rrugës sipas dëshirës e qejfit tuaj sepse doni të bëni cocomere gjithë Shqipërinë siç e keni bërë deri tani me ndarjen sipas votave politike dhe jo sipas interesit të qytetarëve. Mos bëni ultimatume, se ne jemi parti që vendimet tona i marrim vetë. Jemi autonomë”, tha Boçi.

Të fundit