Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi nga Kuvendi: Me paturpërsi thoni i kemi dhënë opozitës më shumë komisione

Boçi nga Kuvendi: Me paturpërsi thoni i kemi dhënë

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, ka akuzuar mazhorancën për shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës.

Boçi deklaroi nga Kuvendi se mazhoranca me paturpësi ironizon duke thënë se i ka dhënë më shumë komisione opozitës, kur në fakt, i ka hequr edhe komisionin e Integrimit.

“Kjo shkelja e Kushtetutës është bërë normë nga kryeministri që anatemon me emra personal gjyqtarët e sistemit të drejtësisë. Jo vetëm që akti është i poshtër, por qëllimi është i poshtër. Dilni dhe bëni ironi dhe cinizëm dhe thoni i kemi dhënë opozitës më shumë komisione. E bëtë atë 7 x 7 meme. Si mund të thuash që 4 në 11 qenka më shumë se 3 në 8. A dini matematikë?! Si mund të thuhet me paturpësi që i kemi dhënë më shumë komisione opozitës kur i hiqni komisionin e integrimit”, tha Boçi.

Të fundit