Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi nga protesta: E nisëm nga Elbasani shkëndijën e parë për ta shtrirë në gjithë Shqipërinë

Boçi nga protesta: E nisëm nga Elbasani shkëndijën e

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi ka folur për mediat nga protesta në Elbasan. Ai deklaroi se ka shumë arsye për të protestuar, si rritja e çmimeve, shpopullimi, niveli i kriminalitetit, etj.

Duke u ndalur te çmimi i lartë i naftës, Boçi tha se është vjedhje e hapur. Ai hodhi akuza se qeverisë i duhen paratë për të manipuluar zgjedhjet lokale.

Numri dy i PD-së, i bëri thirrje qytetarëve që të dalin në protesta, ndërsa nënvizoi se nuk ka kohë për të humbur.

“Nuk është vetëm çështja e rritjes së naftës, është rritur pasiguria, e shpopullimit dhe duhet reagim ndaj qytetarëve. Rritja e çmimit të naftës është një vjedhje e hapur. Bordi është antikushtetues dhe qeveria sa herë ka nevojë për para që i përdor për luksin e saj ua rrëmben shqiptarëve në forma të ndryshme, një nga këto forma është edhe përmes karburantit.

Nuk ka paketa ndihme ndaj krizës, nuk ka ndihmë për studentët, shtresat në nevojë. Situata bëhet më revoltuese kur çmimet në burse bien në mënyrë progresive, ndërsa në Shqipëri rriten në mënyrë të menjëhershme. Ka një situatë zgjedhore përpara dhe qeverisë i duhen para për të blerë votat.

E nisëm këtu nga Elbasani si shkëndijën e parë, për ta shtrirë në gjithë Shqipërinë. Nuk ka më kohë për të humbur, është shkelur ekonomia jonë, por edhe dinjiteti ynë. Le të shërbejë për të gjitha revoltat që do shpërthejnë në gjithë Shqipërinë”, u shpreh Luçiano Boçi.

 

Të fundit