Flash News

Ditari i Opozitës

Borshi në flakë/ Berisha: Asnjë ndihmë! Ku është Ramaduro me satelitët

Borshi në flakë/ Berisha: Asnjë ndihmë! Ku është

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me zjarrin e përmasave të mëdha që u raportua në Borsh këtë pasdite. 

Në një reagim në rrjete sociale, Berisha shkruan se Borshi po digjet nga flakët dhe deri më tani nuk ka shkuar asnjë ekip zjarrfikës për neutralizimin e flakëve. 

Kreu i PD-së, ka ironizuar më tej kryeministrin Rama lidhur me satelitët "Albania 1 dhe 2" përmes së cilëve pretendohej të monitorohej territori por që në fakt rezultuan të jenë një dështim. 

Postimi i Berishës 

Borshi në flakë! Asnjë ndihmë! Ramoduro me satelitët! #sb

Situata me zjarret vijon të jetë shqetësuese në vend. Deri më tani raportohen 26 vatra zjarri aktive, teksa flakët kanë djegur sipërfaqe të konsiderueshme me pyje e bimësi.

Temperaturat e larta po i bëjnë flakët edhe më të rrezikshme, teksa reagimi institucional vijon të mbetet i vakët.

Të fundit