Ditari i Opozitës

Braimllari: Erion Veliaj po vjedh taksën e infrastrukturës arsimore

Braimllari: Erion Veliaj po vjedh taksën e infrastrukturës arsimore

Kryetari i Grupit të Këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Bashkinë e Tiranës, Endrit Braimllari, ka dencuar kreybashkiakun, Erion Veliaj.

Në një postim në facebook, Braimllari shkruan se Veliaj po vjedh nga taksa e infrastrukturës arsimore, e cila rëndon mbi qytetarët dhe bizneset e Tiranës.

Ai shpjegon se propagandon me të madhe mbi ndërtimin e shkollave të reja në Tiranë, por që me taksën e infrastrukturës arsimore të bashkisë së Tiranës e cila është 45 milion duhet të ishin ndërtuar 17 shkolla ndërkohë që rezultojnë vetëm 9. 

Statusi i plotë i Braimllarit: 

Erion Veliaj duhet të bëj transparente të ardhurat mbi taksën e infrastrukturës arsimore, e cila rëndon drejtpërdrejt mbi qytetarët dhe bizneset e Tiranës.

Erion Veliaj propagandon me të madhe mbi ndërtimin e shkollave të reja në Tiranë.

Taksa e infrastrukturës arsimore fut në buxhetin e bashkisë Tiranë 45 milion euro dhe deri në vitin 2022 duhet të ishin ndërtuar 17 shkolla ndërkohë rezultojnë vetëm 9 të ndërtuar.

Mungesa e transparencës dhe llogaridhënies nga Erion Veliaj tregon qartë se ai ka frikë nga e vërteta sepse këto para që qytetarët dhe bizneset i paguajnë për infrastrukturën arsimore në Tiranë nuk shkojnë të gjitha në këtë fushë por në xhepat e kryetarit të bashkisë.

Qytetarët ndihen të grabitur nga një kryetar bashkie që në filozofinë e tij ka mashtrimin dhe grabitjen e qytetarëve.
 

Të fundit