Ditari i Opozitës

Braimllari nxjerr emrat e tre drejtorëve dhe akuzon Peleshin: Hajdutët e tu shkojnë shtëpi me shtëpi. Çfarë ofrojnë

Braimllari nxjerr emrat e tre drejtorëve dhe akuzon Peleshin: Hajdutët

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari ka denoncuar sot përdorimin e administratës së Ministrisë së Mbrojtjes në funksion të drejtuesit politik të PS-së në Korçë Niko Peleshi.

Në deklaratën për media ai u shpreh se Niko Peleshi, ka urdhëruar hajdutët e tij të institucioneve publike të shkojnë shtëpi më shtëpi me para, duke ofruar leje legalizimi, kontrata pune fiktive, ndihmë sociale selektive dhe partiake dhe mbështetjen e institucioneve në kundërshtim me ligjin.

Braimllari ka denoncuar me emër dhe mbiemër tre drejtorë, Petrika Tollkuçi, Ilir Bajlozi dhe Artur Qeramixhiu, që sipas tij po shfrytëzojnë pozicionin publik për qëllime elektorale.

Deklarata e plotë

Jemi në këtë komunikim me median për të bërë publike për të disatën herë përdorimin e administratës, të Ministrisë së Mbrojtjes në funksion personal të Niko Peleshit në Korçë.

Niko Peleshi i kapur në panik nga humbja e thellë më 25 prill po përdor drejtorë të instuticionve publike, drejtorë shkollash, mësues, drejtues të qendrave shëndetësore në funksionin e tij personal.

Të kapur në panik dhe në ankth nga mbështetja e jashtëzakonshme që LSI  po merr në Korçë nga socialistët, nga të rinjtë dhe të rejat energjike të Korçës, nga qytetarët e ndershëm që më 25 prill kërkojnë shanse dhe mundësi të barabarta, mundësi punësimi dhe një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre.

Niko Peleshi, ka urdhëruar hajdutët e tij të institucioneve publike të shkojnë shtëpi më shtëpi me para, duke ofruar leje legalizimi, kontrata pune fiktive, ndihmë sociale selektive dhe partiake dhe mbështetjen e institucioneve në kundërshtim me ligjin.

Kam një mesazh shumë të qartë për hajdutët e Niko Peleshit,

do me kenë ballë për ballë me 25 prill por dhe pas 25 prillit  për të bërë transparencë në opinion publik por dhe për të vënë drejtësi në vend.

Petrika Tollkuçi, drejtori i FSDKSH, peshkaqeni i farmacistëve në Korçë, që shfrytëzon restorantin e tij ‘Rosica’ për pastrim parash dhe për blerje votash.

Ilir Bajlozi, Drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Po shfrytëzon pozicionin e tij publik në funksion të Niko Peleshit. Nuk munden, të rinjtë dhe të rejat korçare të punojnë për larë paratë dhe borxhet e kumarit  të Ilir Bajlozit.

Artur Qeramixhiu drejtor i OSHEE në Korçë.

Përdor pozicionin e tij publik në funksion të fushatës, duke urdhëruar elektricistët të votojne rilindjen me lista por dhe të bëjnë lidhje selektive të energjisë në Korçë në kundërshtim me ligjin.

SPAK, duhet ta marrë nën hetim për korrupsion dhe shfrytëzimin e pozicioneve publike.

Ndaj, 25 prilli është shumë i rëndësishëm për t’u ndarë një herë e përgjithmonë nga këto drejtues të rilindjes hajdutë, batakçi, kumarxhi dhe përdorues droge që në këto vite jane pasuruar ne kurriz te qytetareve te Korçes.

25 prilli eshte dita e te rinjve dhe te rejave, e socialisteve te ndeshem, e nenes Korcare qe do qe femijet e tyre te rriten dhe te edukohen ne vend, me mundesi punesimi dhe shanse te barabarta.

 

Të fundit