Flash News

Ditari i Opozitës

Braktisën takimin me Ramën, PD përshëndet qëndrimin e ambasadorëve dhe Dhomave Amerikane e Gjermane

Braktisën takimin me Ramën, PD përshëndet qëndrimin e

Ambasadorja franceze në vendin tonë Elizabet Barsacq dhe ai gjerman, Peter Zingraf e kanë braktisur aktivitetin, ku u diskutua për amnistinë fiskale sapo kryeministri Edi Rama mori fjalën.

Ky qëndrim u përshëndet nga Partia Demokratike. Ivi Kaso, Sekretar për Çështjet Ligjore në PD në një deklaratë për mediat tha se reagimi i Ambasadoreve te Gjermanisë dhe Frances duke braktisur takimin është përgjigjja me e mire per veprimet harbute te kryeqeveritarit.

Deklarata e plotë:

Pas gazetarëve, kosovarëve, bullgarëve dhe zyrtarëve të Brukselit, Edi Rama iu përvesh sot dhomave të Tregtisë të vendeve partnere.

I quajti ‘fletërrufe’ reagimet e tyre kundër amnistisë fiskale, dhe vuri në skenë rolin e sovranistit.

Eshtë i njëjti që bën si globalist kur Sali Berisha, Albin Kurti, e të tjerë, e përdorin sovranitetin si tezë politike.

Partia Demokratike dënon sjelljen arrogante me dhomat Amerikane dhe Gjermane të Tregtisë. I kujtojmë opinionit publik, se ato janë të vetmet institucione, përveç opozitës, të pakapura nga qeveria.

Kjo është arsyeja se, pse Rama shkumëzon.

Pas etiketimit si fletërrufe të reagimeve, urojmë të mos i dënojë me riedukim.

Sjellja prej eurotlanticisti në mbrëmje dhe putinisti në mëngjes, e zbulon Edi Ramën si hipokrit.

Duke mbështetur sërish qëndrimin e Dhomave, falenderojmë trupën e biznesit të huaj që punon në Shqipëri, një akt heroizmi në kushtet e një qeverie armiqësore me ta.

Reagimi i Ambasadoreve te Gjermanisë dhe Frances duke braktisur takimin është përgjigjja me e mire per veprimet harbute te kryeqeveritarit.

Ritheksojmë rrezikun që sjell amnistia fiskale Rama-Ahmetaj-Gjiknuri-Veliaj.

Potpuria e skandaleve të kësaj qeverie e ka vulosur motivin pas kësaj amnistie. “Çunat problematikë” të botës së krimit dhe “bravoçunat” e qeverisë duan të përmbyllin etapën e fundit të kontratës së tyre.

Të legalizojnë, jo vetëm paratë e pista, por edhe të normalizojnë të keqen.

Kalimi i kësaj pakete e rrezikon Shqipërinë.

Të fundit