Flash News

E-TJERA

Mesazh kundër Ramës? Ambasadorët braktisin takimin sapo nisë të flasë kryeministri

Mesazh kundër Ramës? Ambasadorët braktisin takimin sapo nisë

Ambasadorja franceze në vendin tonë Elizabet Barsacq dhe ai gjerman, Peter Zingraf e kanë braktisur aktivitetin, ku u diskutua për amnistinë fiskale sapo kryeministri Edi Rama mori fjalën.

Ky moment u shmang nga regjia e kryeministrisë. Ambasadorët ishin të ulur në rreshtin e parë të të ftuarve dhe dëgjuan ministrat teksa floën, ndërsa më pas të dy u ngritën në të njëjtin moment dhe u larguan.

Ndërkohë Rama i sulmoi ndërkombëtarët dhe nuk i pranoi kritikat për aministinë. Ai kërkoi nga të huajt respekt dhe që të mos përfshiheshin në çështje të tilla.

Rama i ka quajtur “fletërrufe” dhe u ka kujtuar vendeve europiane se edhe vetë ato kanë aplikuar më parë amnisti fiskale.

Ky largim i tyre është marrë si një mesazh, pasi së fundmi gjuha e përdorur nga Rama kundrejt ndërkombëtarëve, edhe sa i përket çështjes së integrimit, ka qenë e ashpër.

Të fundit