Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
“Brenda 6 muajve miratojmë statusin e minatorit”, Basha: Kam kërkuar falje që s'arritëm ta miratonin në qeverisjen e PD

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka prmtuar para minatorëve të Bulqizës se do të miratojë statusin e minatorit dhe të naftëtarit brenda 6 muajve të parë të qeverisjes së tij në rast fitorje të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.
Gjatë një bashkëbisedimi me minatorët e Bulqizës Basha u shpreh se PD ka "përllogaritur prej më shumë se 6 muajsh koston financiare dhe sa e përballueshme do të jetë, si dhe ka evidentuar burimet nga të cilat do të paguhet fatura për të garantuar statusin e minatorit duke përfshirë këtu edhe statusin e minatorëve që kanë dalë në pension, si dhe për të garantuar daljen në pension në mënyrë të diferencuar, në përputhje me vështirësitë dhe me imponimet që i bën shëndetit dhe jetës së minatorit puna nën tokë në kushtet e nëntokës."
Gjithashtu Basha kërkoi flaje që kjo nuk u arrit gjatë qeverisjes së PD-së. Kryedemokrati u shpreh se është i vetëdijshëm që ata janë të zhgënjyer nga politika, por sipas tij, 25 prilli është dita e shpresës dhe ndryshimit.
“Pritja që më rezervuan bulqizakët ishte prekëse. Orari pak i papërshtatshëm, por qyteti ishte plot me njerëz. Natyrisht ne e kemi shpallur programin tonë dhe pjesë e programit ka qenë statusi i minatorit, por unë e kuptoj që në morinë e mbulimeve mediatike kjo ka humbur. Ndaj ka nevojë ta përsërisim sepse ka dhe palë qё janë tё interesuara qё tё humbi ky mesazh. Mesazhi ёshtё i thjesht dhe i qartë, brenda 6 muajve tё parё nё dialog me sindikatat e minatorëve dhe naftëtarëve ne do ta miratojmë statusin e minatorit dhe statusin e naftëtarit nё përputhje tё plot me parimet dhe standardet e Bashkimit Europian. Ne e kemi studiuar domethënien e këtij statusi. Nga njëra anё ёshtё e pafalshme qё ju, ndër sektorët mё tё vështirë, ndoshta me i vёshtiri, prej 30 vitesh nuk keni garancitë minimale pёr punën, pagën, pёr jetën, pёr sigurimin e jetës, pёr fëmijët tuaj. Pra garanci minimale pёr punën mё tё vёshtirё qё ka vendi. Jo vetёm mё tё vështirën por edhe mё fitimprurëse. I gjithё vendi dhe e gjithё Shqipёria duhet tё përfitoj nga nafta dhe mineralet. Pa pikë diskutimi, gjithë shqiptarët do të fitojnë, por s’ka si të mos përfitojë komuniteti ku ndodh aktiviteti mineral nxjerrës apo naftë nxjerrës, e në veçanti ata që rrezikojnë jetën e tyre, shëndetin e tyre, që jeni ju minatorët shqiptarë e naftëtarët shqiptarë. Kështu që, bazuar mbi këto gjëra që janë të qarta si drita e diellit, ne kemi përllogaritur prej më shumë se 6 muajsh koston financiare dhe sa e përballueshme do të jetë kjo. Dhe kemi evidentuar burimet nga të cilat do të paguhet fatura për të garantuar statusin e minatorit duke përfshirë këtu edhe statusin e minatorëve që kanë dalë në pension, si dhe për të garantuar daljen në pension në mënyrë të diferencuar, në përputhje me vështirësitë dhe me imponimet që i bën shëndetit dhe jetës së minatorit puna nën tokë në kushtet e nëntokës. Pra brenda 6 muajve, në dialog me ju, statusi do të miratohet. Do të miratohet dhe përndryshe juve ju lind e drejta të reagoni me të gjitha format dhe mënyrat. Unë përmenda një metaforë atje, thashë, siç do ta heq traun, ashtu ju lind drejta ju t’i vendosni traun çdo qeveritari në qoftë se ky zotim që unë ju jap sot, që është pjesë e planit tonë, nuk përmbushet. Tani, dua t’ju them diçka tjetër. 3O vite me radhë janë bërë premtime në prag fushatash dhe nuk janë mbajt. 8 vite i njëjti premtim është bërë nga ky që vjen të kërkojë votën sot. Gjëja e parë që kam bërë, nuk e di nëse keni qenë në takimin tim në 2013 pasi jam bërë kryetar i Partisë Demokratike. Kam kërkuar falje në emër të Partisë Demokratike që ne nuk arritëm të miratonim statusin e minatorit. Takimi ka qenë në një nga lokalet e kryesore të qytetit, pas mitingut në shesh. Nuk është kurrë shumë për ta përsëritur ndjesën ndonëse nuk është koha tani se tani po vjen koha për një vendim, por duhet që në mënyrë të përsëritur naftëtarëve dhe minatorëve unë ju kam kërkuar ndjesë për faktin që gjatë kohës që qeverisnim nuk arritëm ta miratonim atë status. Sot ka ardhur një moment tjetër, vetëm 2 javë na ndajnë nga një vendimmarrje, ndoshta më e rëndësishmja që nga ndryshimi i sistemit, që nga ardhja e demokracisë. Vendimmarrja më e rëndësishme që nga 92-shi, do vazhdojmë përsëri edhe 4 vite të tjera kështu siç kemi qenë 8 vite, ju të mbetur në galeri nën tokë, me të njëjtat kushte, me të njëjtat paga, nën terror, nën shtypje, pa asnjë mbrojtje nga shteti, përkundrazi me tallje, me denigrim, me arrogancë, me ortakërinë e hapur dhe të fshehur të shtetit me ata që ju shfrytëzojnë deri në palcë, apo do të ndryshoni, në qoftë se do të ndryshojmë atëherë e vetmja rrugë është që të votoni për Partinë Demokratike, rrugë tjetër nuk ka. Ndaj dhe ftesa ime ndaj të gjithë minatorëve shqiptar është, hidhni hapin e bashkimit me Partinë Demokratike, me programin tonë. Detyra jonë është e qartë, në rastin tuaj kristal e qartë, të garantojmë të drejtat tuaja minimale siç i kanë kolegët tuaj në Europë. Statusin e minatorit sipas parimeve dhe të normave evropiane. Kjo është detyra ime, kjo është detyra e ekipit tonë. Ne këtë detyrë do ta bëjmë. Përgjegjësia juaj është e qartë këtë mund dhe do ta rrini vetëm duke u bërë pjesë e ndryshimi që po vjen pavarësisht se ju për fat të keq një pjesë të mirë të aktivitetit tuaj dhe të orarit të jetës tuaj e kaloni nën tokë nuk besoj se ju ka shpëtuar fryma e ndryshimit, era e ndryshimit që po fryn kudo në vend. Nuk ka ndryshim pa ndryshuar fatin tuaj, nuk ka ndryshim pa mundësuar edhe për ju ato të drejta që gëzojnë kolegët tuaj kudo në Europë. Ndaj ju bëj thirrje që të rindizni shpresën. E di që ju ka zhgënjyer politika, e di që jua ka vrarë shpresën, e di që secili prej jush futet aty duke menduar vetëm bukën e fëmijëve dhe fut kokën në rrezik vetëm duke menduar bukën e fëmijëve se për asgjë tjetër nuk do t’i ndërmerrnit këto rreziqe. Por po ju them se 25 Prilli është një ditë shprese, është një ditë ndryshimi. Merreni këtë mundësi, përdoreni me votën tuaj. Votoni, votoni. Kjo është thirrja që kam. Votoni numrin 9, votoni Partinë Demokratike dhe unë zotohem se do t’jua përkthej me hapin e parë miratimin e statusit të minatorit” – tha Basha.
Të fundit
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14
Nis sot zyrtarisht, The Sun: Pse mund ky të jetë Botërori më i bukur në histori
11 Qershor 2026, 16:10