Flash News

Ditari i Opozitës

Bumçi për Ramën: Ndoqi një projekt anti- BE, mungonte Kosova

Bumçi për Ramën: Ndoqi një projekt anti- BE, mungonte

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Aldo Bumçi komentoi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë e mbajtur dje e kryesuar nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se në fjalimin e Ramës kishte një mungesë të qartë politike.

Me tej ai përmendi dhe nismën “Open Balkan” që sipas tij, ishte një projekt ku ishte e përfshirë vetëm gjysma e rajonit.

“Nuk është thelbi performanca e një kryeministri sepse nuk është spektakël. Kishte një mungesë politike të qartë kombëtare, të një politike që ndjekë vetëm një parim që është pushteti i Ramës.

“Open Balkan” kundër qëndrimeve të gjithë klasës politike në Kosovë, u ndoq nga Rama me këmbëngulje. Rama ndoqi një projekt ku ishte vetëm gjysma e rajonit, nuk ishte Kosova dhe as Europa. Kosova është thelbi i politikës sonë të jashtme”-tha ai.

 

Të fundit