Flash News

Ditari i Opozitës

Burimi: 'McGonigal’ dosja më e rëndë në karrierën e Edi Ramës!

Burimi: 'McGonigal’ dosja më e rëndë në

Gazetari Genc Burimi e ka cilësuar dosjen ‘McGonigal’ si dosjen më të rëndë të karrierës politike të kryeministrit Edi Rama, një çështje që, sipas tij, do ta ndjekë gjithë jetën.

I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, Burimi tha se e vetmja mënyrë që Rama mund t’i shpëtojë kësaj dosjeje është parashkrimi, pasi drejtësia në Shqipëri ende nuk ka vepruar.

Sipas tij, fitorja e Donald Trump në SHBA ka mbyllur shpresat që Rama kishte tek administrata Biden për të shpëtuar nga pasojat e mundshme penale.

Burimi: Dosja McGonigal, është dosja më e rëndë e karrierës së Edi Ramës. Është dosja që do e ndjekë gjithë jetën. Për fatin e tij të keq fitoi Trump në SHBA, sepse po të kishte fituar prapë Biden, Rama aty shpresonte dhe shpresonte me Kodin e Ri Penal. E vetmja gjë që do ja shuajë dosjen e McGonigal Ramës, është parashkrimi. Për të gjithë shqiptarët që na ndjekin, parashkrimi është që pas shumë vitesh, në këtë rast mbi 10 vjet ose 15 vjet, Kodi penal i fshin krimet,

Ndryshe, është një dosje shumë e rëndë, jo sepse po rihapet në SHBA. Sepse ende nuk është hetuar në Shqipëri. Sepse në Shqipëri ky është një krim shtetëror, është krim shumë i rëndë. Dhe këtu tani vijmë tek çështja themelore. Çfarë i motivon amerikanët, sepse kjo administratë e hapi këtë dosje. Dhe ne këtu duhet ta ndihmojmë këtë administratë dh me hapjen e dosjes duan vërtetë të ‘eliminojnë’ Edi Ramën.

Po ta kishin me Edi Ramën personalisht, kjo administratë nuk do ta kishte problem fare ta shpallte person non-grata, siç e bëri ajo administratë me Berishën.

Pra, duhet ndihmuar kjo administratë për McGonigal, duhet ndihmuar që edhe në Shqipëri, Dumani të marrë në pyetje Edi Ramën.

Si duhet ndihmuar? Të shohin nga ato skena nga PD, që panë gjatë kohës së Erion Veliaj, ku kishte manifestime për ditë apo javë përpara bashkisë. Ke të tilla...ose përpara SPAK ose përpara Kryeministrisë, që të hetohet në Shqipëri dosja McGonigal. Nuk është e kuptueshme për logjikën njerëzore.  

Të fundit