Flash News

Ditari i Opozitës

"Përralla me mbret e Diell"/ Korreshi ironizon programin qeverisës: E keni bërë me buzëkuq

"Përralla me mbret e Diell"/ Korreshi ironizon programin

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ironizuar programin e qeverisë gjatë fjalës së tij në seancën plenare.

Korreshi e cilësoi programin qeverisës si “një program me buzëkuq, por me çizme përpara”.

Korreshi u shpreh se opozita është e gatshme për rikthimin në normalitet të seancave plenare, nëse Kryetari i Kuvendit rikthen seancën e 18 shtatorit për të diskutuar për programi qeverisës.

Korreshi: Ne pikërisht jemi këtu  për këtë programin e bukur atë që keni bërë me buzëkuq ju. E di si është ky program juaj me buzëkuq por me çizme me gisht përpara, me thonj pa prerë. O Kryetar ke një muaj që as na jep të drejtë fjale dhe në hallexhinjtë vjedhim ndonjë dy minutësh për procedurë. Por kjo është se e bën ti këtë pjesë, siç prishe rregulloren atje, siç vunë përralla me mbrete me Diell e ku di unë.. Nëse do ti rikthehesh normalitetit hajde sot rikthe atë seancë që të flasim që sot për programin qeverisë.

Të fundit