Flash News

Ditari i Opozitës

Bylykbashi: Çfarë pritet të ndodhë nesër në ambientet e Kuvendit

Bylykbashi: Çfarë pritet të ndodhë nesër në

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, është shprehur se ditën e nesërme, kur pritet të votohet edhe heqja e imunitetit të kryedemokratit Sali Berisha, pritet që të mos jetë në normalitet.

Komentet Bylykbashi i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, ku tha se heqja e imunitetit të Berishës pritet të votohet edhe nga Lulzim Basha dhe deputetët që e mbështesin, pasi sipas tij, kryedemokrati është pjesë e një pazari me kryeministrin Edi Rama.

Bylykbashi: Parlamenti nesër nuk ka për të qenë në normalitet. Jam i sigurt se ata do të kenë nesër edhe votat e Bashës. Është e qartë se kush është marrëveshja dhe pazari. Basha e ka treguar veten e vet se çfarë është në këtë histori.

Është përtej çdo lloj imagjinate politike apo njerëzore. Ne nesër do të shkojmë në Parlament për të vijuar betejën politike. Ajo që pres unë është që Garda e Ramës do të pengojë deputetët të hyjnë në sallë.

A e patë që edhe deputetët që nuk kishin përjashtim u penguan të hynin në sallë? Kjo është çmenduria ku ka përfunduar Parlamenti dhe në këtë çmenduri sot pamë të përfundojë edhe Gjykata Kushtetuese.

 

 

Të fundit