Flash News

Ditari i Opozitës

Bylykbashi: Kreu i ‘Kushtetueses’ merr rrogë sa 100 pensione minimale

Bylykbashi: Kreu i ‘Kushtetueses’ merr rrogë sa 100 pensione

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi tha nga Kuvendi se pensionet në Shqipëri janë të turpshme, teksa diskutohej rritja e pagave për sistemin gjyqësore.

Nga foltorja e Kuvendit, Bylykbashi tha se kryetar i Gjykatës Kushtetuese merr një pagë sa 100 pensionistë me pension minimal.

Demokrati shtoi se duhet të ketë një debat mbi dinjitetin.

“Kryetari i Gjykatës Kushtetuese duhet ta ketë 20% më shumë rrogë, pra 7 milionë lekë. Merr sa 100 pensionistë me pension minimal. Debati i dinjitetit është i rëndësishëm. Gjyqtari i Kushtetueses duhet të jetë po aq dinjitoz sa gjyqtari i gjykatës së lartë që merr sa gjysma e atij të kushtetueses dhe mbi të gjitha pensionisti që me pension minimal është sa 1/100 e gjyqtarit thotë “po dinjiteti im ku është?”. Nëse ia rrisim shërbëtorëve publikë rrogën, pensionistëve nuk ia rrisim”, tha Bylykbashi.

Të fundit